All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Kryemadhi publikon tjetër dokument për inceneratorin e Tiranës: Një firmë kushton 91 mln euro

All - Paragraf - 1

Kryemadhi publikon tjetër dokument për inceneratorin e Tiranës:

Ish-kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka denoncuar sërish kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj lidhur me inceneratorin e Tiranës.

All - Paragraf - 3

Teksa ka publikuar një dokument të ri, Kryemadhi shkruan se një firmë e Veliajt për inceneratorin është e barabartë me  91 milionë euro të qytetarëve.  

“Sa të peshon dora mor qerrata, 1 firmë për inceneratorin e Tiranës = 91 milionë Euro të qytetarëve të vendit. Erion Veliaj është rrënja e inceneratorit korruptiv të Tiranës. Firma e paligjshme e tij ka mundësuar miratimin e koncesionit korruptiv, i cili ka lidhur taksat e qytetarëve të Tiranës deri në vitin 2047!

Këtë vlerë “të artë” që ka pasur firma e Veliaj, e tregon më së miri, ministri i Financave në shkresën e radhës për procedurën koncesionare: “Referuar shkresës nr. 8275/1 prot., datë 27.03.2017, me anën e së cilës Kryetari i Bashkisë Tiranë është shprehur parimisht dakord për rolin e kësaj Bashkie referuar studimit të fizibilitetit, shprehemi pa komente për sa kohë që financuesi dhe përfituesi kryesor i projektit është Bashkia Tiranë."

Revolucioni Antikorrupsion do t’i zhdukë përgjithmonë këto firma zyrtarësh publikë me vlera të frikshme, për koncesione fiktive, që i ngjajnë skemave mafioze më të sofistikuara”, shkruan Kryemadhi.   

Kryemadhi publikon tjetër dokument për inceneratorin e Tiranës:

Të fundit