Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi: Segmente të policisë kërcënojnë kandidatët e LSI-së, kanë mbështetjen e Prokurorisë së Elbasanit

Kryemadhi: Segmente të policisë kërcënojnë
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar se segmente të policisë po kërcënojnë kandidatët e LSI-së. Sipas saj, ata kanë mbështetjen e Prokurorisë për të bërë presion mbi kandidatët.

Ajo mohoi një marrëveshje me kryeministrit Edi Rama, ndërsa shtoi se drejtësia është e kapur dhe punon për interesat e pushtetit.

“Policia dhe Prokuroria ka ushtruar presion mbi kandidatët tanë. Prokuroria e Elbasanit po pengon kandidatët tanë. Segmente të policisë kërcënojnë kandidatë të LSI-së me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit.

Marrëveshje me Ramën nuk ka nga asnjë nga ne, sepse do ishte vrasje politike për ne dhe vrasja e shpresës për të rinjtë e vendit. Edi Rama mbylli ciklin e tij përfundimisht, prodhoi kriza e varfëri, thelloi gabimet e rrënoi imazhin e tij. Rama është kthyer në element i frikshëm. Ne donim drejtësi të pavarur, por drejtësia është bërë me Rilindjen”, u shpreh Kryemadhi në 'Kjo Javë'.

Të fundit