Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi: Shqiptarët i tradhtova unë e Basha, jo Berisha e Meta

Kryemadhi: Shqiptarët i tradhtova unë e Basha, jo Berisha e Meta

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka sqaruar se çfarë pritet të ndodhë në protestën e 12 nëntorit.

E ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, Kryemadhi tha se ishte ajo dhe Basha që tradhtuan shqiptarët, e jo Berisha e Meta.

“Mjafton të shikosh reagimin e bazës së Partisë Demokratike dhe të opinionit publik me të gjitha ngarkesat që kanë, njerëzit e tregojnë më së miri që Sali Berisha as nuk ka tradhtuar njeri dhe as nuk ka lënë në mes të rrugës njeri,” – tha Kryemadhi, ndërsa shtoi se dhe i shoqi shquhet për mbajtjen e fjalës.

Sipas saj, Rama po largohet në Maqedoninë e Veriut për të bërë mbledhje qeverie vetëm për të mos qenë i pranishëm të shtunën.

Deputetja u shpreh se ka vënë re një integrim edhe të “pjesës gri” në protestë, ata qytetarë që presin nga opozita të mos i tradhtojë, përjashto këtu militantët që nuk mungojnë në asnjë grumbullim.

 

Të fundit