Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi tregon arsyen pse socialistët po i bashkohen LSI-së: 'Politikat e koncesionit' të Rilindjes janë të ekstremit të djathtë

Kryemadhi tregon arsyen pse socialistët po i bashkohen LSI-së:
Në foto: Kryetarja e LSI-së, Monika kryemadhi, takim me gazetarët

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim me gazetarët për të njoftuar mbajtjen e Konventën Kombëtare të LSi-së, e cila pritet të zhvillohet online.

E pyetur rreth socialistëve të cilët i janë bashkuar LSI-së, Kryemadhi shprehet se e Partia Socialiste me ‘Rilindjen’ nuk përfaqëson më ideologjinë e majtë, por një ideologji e ekstremit të djathtë.

Sipas Kryemadhit, kjo është edhe arsyeja se pse socialistët janë larguar duke e gjetur veten në LSI.

Pyetje: Shumë socialist i janë bashkuar LSI, sa mendoni se do afrohen dhe a do të përkrahin ata një koalicion me të djathtën?

 “Dua të theksoj se është e vërtetë që shumë socialist po na bashkohen dhe kjo është natyrale për shkak të asaj cka LSI përfaqëson. Këtu nuk ka të bëjë qeveri e djathe dhe e majtë. Po të shohim sot politikën e Rilindjes janë më të djathtet që kam parë gjatë perjudhës së tranzicionit.

Është e vërtetë që po na bashkohet një numër i madh socialistësh. Dhe kjo sepse politikat e koncesionit të ‘Rilindjes’ janë të ekstremit të djathtë dhe nuk përfaqësojnë atë për të cilën socialistët aderojnë në Partinë Socialiste.

Vetë hartimi i politikave të LSI-së janë politika që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik dhe impaktin tek jetët e qytetarëve.

Tani nuk mund të flasim për ideologji të majta dhe të djathta. Opozita e bashkuar ka një qëllim të vetëm i cili është clirimi i eklonomisë shqiptare nga marrja peng e një grupi interesash të cilët po e shfryëzojnë atë cdo ditë dhe më shumë”, tha Kryemadhi.

Të fundit