Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi tregon “projektin” e presidentit: LSI është e vogël për Metën, do të jetë ideator i një lëvizjeje të re

Kryemadhi tregon “projektin” e presidentit: LSI është e

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur sërish për të ardhmen politike të bashkëshortit të saj, presidentit Ilir Meta. Ajo mohoi rikthimin në LSI, duke theksuar se Lëvizja Socialiste për Integrim është shumë e vogël për Ilir Metën.

Kryemadhi tregoi se Meta do të jetë ideator i një lëvizjeje të re politike. Sipas saj, iniciativa e re që do të ndërmarrë Meta, pritet të rikthejë identitetin kombëtar dhe integritetin.

“LSI është shumë e vogël për Metën, është një kostum që i rri pak ngushtë. Meta mund të jetë ideatori i një lëvizje të re, e cila rikthen jo vetëm identitetin kombëtar dhe integritetin tonë, por mendoj se do të jetë një iniciativë. Na pëlqen apo jo, ai është politikani i vetëm që Monika Kryemadhi dhe Basha e përballëm 3 herë me togat e pushkatimit, për gabimet e Bashës dhe keqdashjet e Bashës”, tha Kryemadhi për “A2 CNN”.    

 

Të fundit