Flash News

Ditari i Opozitës

"Kryetar i komitetit të hajdutëve të rilindur", Bardhi i përgjigjet Ramës: Je vegël në dorën e krimit të organizuar

"Kryetar i komitetit të hajdutëve të rilindur", Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama se nuk fshihet pas asnjë komiteti.

Përmes një postimi në Facebook, Bardhi pohoi se qytetarët nuk besojnë më asnjë gënjeshtër të tij. Sipas tij, kryeministri është vegël në dorën e krimit të organizuar.

Postimi i plotë:

Vazhdo tek plehrat se je mirë.

Mos harxho kohën kot me procesin transparent të përzgjedhjes së kandidatëve nga PD bashkë me qytetarët, sepse nuk të beson më askush për asgjë. Shqiptarët janë mbingopur nga gënjeshtrat dhe batutat e tua të lodhura.

Ti dhe Qeveria jote e dështuar nuk ka asnjë lidhje me qytetarët. Prandaj nuk ke as bilanc, as ide, as zgjidhje për hallet e shtuara të qytetarëve. Ke qënë, je dhe do të mbetesh vegël në dorën e krimit të organizuar dhe Kryetar i denjë i Komitetit të Hajdutëve të Rilindur.

Të fundit