Flash News

Ditari i Opozitës

Kryetari i Alibeajt në Librazhd hedh valle me kandidatin e Ramës

Kryetari i Alibeajt në Librazhd hedh valle me kandidatin e Ramës

Nuk jam regjistruar, nuk kam hyrë në garë, nuk kam dorëzuar as dokumentacionin në KQZ”, kështu ka deklaruar në fillim Bujar Vreto.

Mirëpo Vreto vijon të mbetet kryetari i degës së PD-së së Vulës në Librazhd, duke postuar në rrjetet e tij sociale foto nga takimet ku u kërkon qytetarëve të votojnë listën me kandidatët e Alibeajt për këshillin bashkiak.

Jo vetëm kaq, por angazhimin e tij Vreto e ka shtrirë edhe më tej, duke “i dhënë një dorë” ndihmë për të mbledhur vota edhe kandidatit të Partisë Socialiste për bashkinë e Librazhdit në zgjedhjet e  Majit, Mariglen Disha.

Një foto e shpërndarë në postimet e Dishës, ai dhe Vreto hedhin valle së bashku në një prej takimeve elektorale.

Kryetari i grupit Alibeaj në Librazhd së bashku me kandidatin e Ramës për bashkinë kanë zgjedhur ta tregojnë bashkëpunimin me festë dhe këngë, duke treguar qartë bashkëpunimin Rama-Alibeaj.

Të fundit