Flash News

Ditari i Opozitës

‘Kthesa’ e Salianjit pas 6 Marsit: Kërkova që PD t’i kishte dyert e hapura

‘Kthesa’ e Salianjit pas 6 Marsit: Kërkova që PD t’i

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka treguar se pse ndryshoi qëndrim për kreun e PD, Sali Berisha, kur që prej fillimit ishte reshtuar krah Lulzim Bashës.

Në studion e “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, Salianji sqaroi se deputetët nuk ishin të informuar për blindet e vendosura në seli asokohe nga Basha dhe se qëndrimi që kishte mbajtur ndaj ish-kryetarit deri atë kohë, nuk e lejonte të jepte deklarata të tjera antiBasha në një periudhë të shkurtër kohore.

“Nën agresion kam shkuar në një mbledhje që ishte thirrur nga ai që ishte kryetar PD. Nuk e dija që ishte blinduar. E kam thënë të nesërmen që PD duhej t’i kishte dyert e hapura. Blindimet janë bërë pas vitit të ri dhe nuk ishim aty. Mbledhja e parë në 8 janar, kemi parë që hyhej vetëm në një drejtim të caktuar. Kishte edhe një deklarim publik, të drejtuesve që ishte vetëm punime në panelin elektrik. Për shkak të një gabimi politik, përderisa kisha mbajtur qëndrim që Basha duhet të rrinte, unë nuk mund të ndryshoja dhe të dilja pas dy muajsh”, tha Salianji.

 

Të fundit