Flash News

Ditari i Opozitës

Kthimi i "Albcontrol" në kompani shtetërore, Meta: Përpjekje për të fshehur përgjegjësitë e Ramës

Kthimi i "Albcontrol" në kompani shtetërore, Meta:

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta komentoi vendimin për kthimin e kompanisë “AlbControl” nga një shoqëri aksionere, në një shoqëri shtetërore.

Duke folur në një konferencë për mediat, Meta tha se një lëvizje e tillë bëhet për të fshehur përgjegjësitë penale të kryeministrit Rama dhe atyre që përzunë në mënyrë të dhunshme Frencesco Becchettin.

 “Përpjekje për të fshehur përgjegjësitë penale të Ramës dhe atyre që përzunë në mënyrë të dhunshme Becchettin. Në kundërshtim me ligjet dhe garancitë ligjore që ky investitor kishte marrë nga shteti shqiptar.

Përpjekje për të fshehur faktin që është Rama përgjegjësi që po penalizohet taksapaguesi shqiptar. Do të diskutohet kjo çështje edhe në Parlament kur projektligji të vijë në Kuvend”, tha ai.

Të fundit