Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e 8 janarit, Basha: Do jem në zyrë, PD-ja është e përgatitur për çdo situatë

Protesta e 8 janarit, Basha: Do jem në zyrë, PD-ja është e

Më 8 janar, ish-kryeministri Sali Berisha do të zhvillojë një protestë kombëtare para selisë blu.

I pyetur në studion e 'Open', se ku do të jetë ditën e 8 janarit, kryedemokratit Lulim Basha u shpreh se do të ndodhet si çdo ditë në zyrën e tij, për të vijuar bashkë me anëtarët e tjerë, punën e nisur në PD. Ndër të thera, Basha ka shttuar se PD-ja është e përgatitur për çdo situatë, teksa ka mohuar mundësinë për ndonjë konfrontim të mundshëm.

Eni Vasili: Ku do jeni më 8 janar?

Basha: Në zyrën ime.

Eni Vasili: Çdo të ndodhë në 8 janar në PD?

Basha: Do vazhdoj punën. Do të ishte hipokrizi të thoshim që jo vetëm e shtuna, por çdo ditë lëvizja për ta shkatërruar e për ta marrë si një plaçkë të vetme të Berishës. Do ketë një vazhdim të punës në PD, dhe nga ana tjetër do të kemi një shfaqje të shëmtuar.

Eni Vasili: A keni frikë se mund të ketë kontrontime?

Basha: Nuk besoj se ka demokratë që nuk e kanë kuptuar tashmë se ajo që nis si gjoja kauzë për PD-në, ishte një alibi. Puna e komisarit ishte loja. PD është e përgatitur për çdo situatë.

 

 

Të fundit