Flash News

Ditari i Opozitës

“Kuçedra e digave”, Berisha: Ku është Balluku, ndrikulla e energjisë?

“Kuçedra e digave”, Berisha: Ku është Balluku,

Kryedemokrati Sali Berisha i është drejtuar me tone të ashpra kryeministrit Edi Rama dhe ministres së energjisë Belinda Balluku.

Berisha nga foltorja e Kuvendit ka thënë se Rama me Ballukun po zbrazin digën dhe po vjedhuin shqiptarët.

“Janë paguar deri tani 10 milionë. Pritet të paguajnë për veprimin e tij edhe 40 milionë tjera për licensat që ua hoqi kompanive dhe ia dha Deripaskës. Po, po ja ku është! Pale, kjo ndrikulla e energjisë, ku është kjo? Ku është zonja që është bërë si kuçedra e digave me Edi Ramën? Që zbazin digat për të vjedhur shqiptarët. Që sasinë kolosale të digave e derdhin, e shesin te sekserët e tyre, vetëm evetëm për të marrë pastaj paratë në bursë. Që krijojnë bursën e energjisë, dbghe nuk kanë shitur njëherë deri tani, të gjitha i shesin jashtë burse.

Ja kjo Balluku, zëvendësja e Ramës, bashkë me Ramën. Është koha  e shkuar kjo?! Këto janë sot, dhe shqiptarët po vidhen si kurrë ndonjëherë më shumë. Pa lëre më, papagallin e Ramës.

Në të gjitha insitucionet flasin për Salarjonin, sesi e lumturoi kunatin ai dhe kunati atë, gjithçka nga Elisa Pandeli. Lum si ato!

Erdhi si erdhi, ja ku është 5 miliunshe. 5 i thënshin, se tani të jesh e sigurtë që me llogari offshore tjera mund të shkojnë në mos 15, 30. Po Rama vet? Klani i tij është më i korruptuari në Europë dhe në Ballkan. Po flas tek energjia.

Keni patur një drejtor që quhej Ardian Çela, akuzohej se energjinë po e gllabëron Bitcoin. Serverat e mëdha të Bitcoin, fermat e Bitcoin. Po kush i ka fermat e mëdha të Bitcoin, t’ju pyes unë ju? Gentian Sharra? Jo! Gjici? Jo! Fermat e Bitcoin i ka Amant Josifi, Olsi Rama, siç thotë populli.

Edi Rama firmos në kundërshti me ligjin 420 milionë djegësa. Në kundërshti me Kushtetutën firmos Portin e Durrësit. Në kundërshtim me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, ku është kjo Ministrja e Jashtme? Është pas pronave strategjike.

Prandaj ju, absolutisht 10 herë më shumë e meritojnë ata që janë te 313 të ishin këtu sot, se sa ju. Po më thoni ju mua, kush është nga ata të 313 që ka marrë një resrt turistik dhjetëra milionë? Pa më thoni ju mua, cili prej tyre ka vjedhur e ka firmosur 420 milionë? Pa më thoni ju mua, cili po zbraz digat prej tyre? Më thoni, më thoni, ja ku jemi?! Dilni këtu! Më thoni ju mua, cili prej këtyre ka fituar 100 tendera me ndërmjetësimin e bashkë kumarxhiut. 100 milionë tendera?”, ka thënë ka thënë Berisha gjatë fjalës së tij.

 

Të fundit