Flash News

Ditari i Opozitës

Kulla në Shkodër, Spahia: Zero transparencë dhe në shkelje flagrante të PPV

Kulla në Shkodër, Spahia: Zero transparencë dhe në shkelje

Anëtari i kryesisë së PD, Bardh Spahia ka reaguar sërish sa i takon kullës 35 katëshe që projektohet të ngrihet në Shkodër. 

 Përmes një statusi në rrjetet sociale, Spahia shkruan se kryebashkiaku Benet Beci bën mirë t´i japë llogari shkodranëve për kullën 35 kate që i nguli si heshtë në zemër Shkodrës, pa asnjë konsultim me specialistë të fushës apo me qytetarët, me zero transparencë ndaj banorëve të Shkodrës dhe në shkelje flagrante të PPV ( Plani i Përgjithshëm Vendor) dhe normat anti-sizmike së zonës.

Postimi i plotë: 

I VETMI PROJEKT I JOTI Benet EDHE NË 3D, DERI TANI ËSHTË KULLA NË ZEMËR TË SHKODRËS.

E vetmja gjë që di të bëjë është të propagandojë investime që ne realizuam, duke i hapur rrugë projekteve strategjike për Shkodrën.

Por në vend që të merret me 3D-të, bën mirë t´i japë llogari shkodranëve për kullën 35 kate që i nguli si heshtë në zemër Shkodrës, pa asnjë konsultim me specialistë të fushës apo me qytetarët, me zero transparencë ndaj banorëve të Shkodrës dhe në shkelje flagrante të PPV ( Plani i Përgjithshëm Vendor) dhe normat anti-sizmike së zonës.

Moli pranë Urës së Bunës është projekt që bashkia e Shkodrës e ka ndërmarrë para se Benet Beci dhe banda e tij të vinte në Bashkinë Shkodër.

Dokumentet janë aty për të gjitha investimet që Bashkia Shkodër i ka kërkuar apo dhe ka bashkëpunuar me FSHZH-në, financimet e së cilës nuk janë pronë e jotja.

Por pyetja e çdo shkodrani sot është: për KULLËN 35 kate kur do të japë llogari Beci i Ramës!?

Të fundit