Flash News

Ditari i Opozitës

Kulluri: Problemi i Bashës me votuesit e djathtë që s'duan një vend pune në administratë, pa ta nuk fiton dot

Kulluri: Problemi i Bashës me votuesit e djathtë që s'duan

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Edvin Kulluri shprehet se problemi kryesor i PD-së është me aktivistët dhe votuesit e djathtë që nuk duan një vend pune në administratë.

Sipas tij, ata janë më shumë sesa 30 mijë votat e Bashës që fitoi në zgjedhjet për kryetar. Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri shkruan se këtë shumicë Basha nuk e bind dot që është njeriu i duhur për të drejtuar opozitën dhe pa ta, PD nuk fiton dot kurrë zgjedhjet.

Postimi i plotë:

“Problemi kryesor i PD është me aktivistët dhe votuesit e djathtë që nuk duan një vend pune në administratë!

Këta janë shumë më shumë sesa 30 mijë votat e Bashës në zgjedhjet për kryetar partie!

Janë më shumë se ca deputetë që ka vënë në lista në 12 pa 5 të natës! Më shumë se ca kryetarë degësh që mendojnë se pa Bashën do ketë zgjedhje dhe jo emërime në parti!

Më shumë sesa ca njerëz që presin me “lugë në brez” për të filluar punë në administratë!

Dhe shumë më shumë se ca njerëz që i gënjen Basha që do i kandidojë për kryetare bashkie në 2023!

Këtë shumicë Basha nuk e bind dot që është njeriu i duhur për të drejtuar opozitën!

Pa këta, PD nuk fiton dot kurrë zgjedhjet!”– shkruan Kulluri.

Të fundit