All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Kulluri: Pse kandidova për kreun e PD, partia s’ mund të vazhdojë të jetë arenë xhoglerësh

All - Paragraf - 1

Kulluri: Pse kandidova për kreun e PD, partia s’ mund të

Edvin Kulluri ka treguar pse ka shpallur kandidaturën për kreun e Partisë Demokratike.

All - Paragraf - 3

Ndërsa ka komentuar situatën në PD, Kulluri thotë në Fax Neës se e shpalli kandidaturën për kreun e Partisë Demokratike për t’i dhënë seriozitet përpjekjes së tij 5-vjeçare për demokratizimin e PD-së.

“Në vitin 2005 nuk e gjeta veten në pushtet brenda natës. Kisha vite që shkruaja. Ato vite kanë qenë të mira. Janë bërë reforma të rëndësishme, shumë të mëdha. Fatkeqësisht me ardhjen e z.Basha janë konsideruar si rraqe që duhet të hidhen tutje. Këtu ka qenë një nga momentet kur unë jam ndarë përfundimisht me z.Basha, për mënyrën si ka folur pa respekt për PD-në. Ka qenë fyese për mundin e djersës. Nëse ai nuk ka respekt per vitet kur ai u formua si politikan, është punë e tij. Nëse zoti Berisha e kaloi me heshtje këtë fyerje që i ka bërë Lulzim Basha historisë së PD-së, unë nuk jam tërhequr në asnjë moment nga mbrojtja e asaj periudhe. Duhet të pranojmë që në ato vite pati korrupsion. Ja kam thënë në vitin 2016 zoti Basha kokë më kokë që nuk kemi rrugë tjetër dhe nuk më dëgjoi. Z.Berisha e ka lexuar fjalimin tim në vitin 2018 por nuk e mbështeti. Të jesh i djathtë do të thotë i pari të kesh respekt për traditën. 

Të jesh dyshues ndaj të resë, jo çdo gjë e re është e mirë. Në të gjithë këtë paçavure politike, z.Berisha dhe shumë të tjerë në Foltore kanë heshtur. Nëse do të bësh politikë duhet të besosh në çdo çmim te idetë dhe parimet e tua. Nuk më rezulton të ketë ndodhur me ata që sot kërkojnë me të drejtë largimin e Bashës. Të ishte për mua, z.Basha do të kishte fluturuar nga karrigia e PD-së në vitn 2017. PD nuk mund të vazhdojë të jetë arenë xhoglerësh. Idetë nuk janë topa që hidhen në ajër. Kandidatura që kam shpallur merr vetëm një kuptim, për t’i dhënë seriozitet kësaj perpjekje 5-vjeçare për të demokratizuar partinë dhe për ta futur në  shina të qarta ideologjike. Rikthimi te humbja e 2013-tës apo vazhdimi me një dështak serial si Lulzim Basha janë projekte jo fituese për vitin 2025. Këtë do ta thoja dhe nëse nuk do kandidoja vetë”, tha Kulluri.

Të fundit