Flash News

Ditari i Opozitës

Kundër basteve online, Sula proteston “i veshur” me Bet 365

Kundër basteve online, Sula proteston “i veshur” me Bet 365

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka zgjedhur të protestojë kundër rikthimit të basteve online, duke u shfaqur i mbuluar me euro, dollarë dhe pankarta "Bet 365".

Sula tha për mediat se sot nis çmenduria e mazhorancës e cila kërkon të rikthejë bastet online. Demokrati deklaroi se pastrimi i parave tani do të bëhet me baste dhe jo si dikur në ndërtim.

“Para disa vitesh Rama tha do i japim fund marrëzisë, sot ka nisur cmenduria për mazhorancës. Përfundoi pastrimi i parave me kullat e ndërtuara. Krimi dhe trafiqet e kokainës të investoheshin në Ndërtim. Tani pastrimi do bëhet me bastet”, tha ai.

 

Të fundit