Flash News

Ditari i Opozitës

"Kundër dhunës së Edi Ramës ndaj pushtetit vendor"

"Kundër dhunës së Edi Ramës ndaj pushtetit vendor"

Ilda Zhulali, nënkryetarja e grupit të këshilltarëve demokratë në Bashkinë e Tiranës, ka reaguar për mitingun që Rama do të mbajë në Sheshin ‘Skënderbej’ me këshilltarët e majtë dhe drejtorët e bashkisë, pas arrestimit të Veliajt.

Në një postim në Facebook, Zhulali shkruan se Ram po shkel parimet themelore të demokracisë dhe autonomisë së pushtetit vendor.

Zhulali shton se një akt i tillë është manipulim, shtypje dhe imponim, ndaj iu ka bërë thirrje punonjësve të refuzojnë thirrjen e Ramës.

POSTIMI:

KUNDËR DHUNËS SË EDI RAMËS NDAJ PUSHTETIT VENDOR!

Sot, Edi Rama po shkel parimet më themelore të demokracisë dhe të autonomisë së pushtetit vendor.

Organizimi i një mitingu të detyrueshëm për punonjësit e Bashkisë së Tiranës, pas arrestimit të kryetarit Erion Veliaj, është një veprim i papranueshëm dhe arbitrar:

- Është shkelje e neneve 13, 45, 108, 109, të Kushtetutës dhe neneve 3, 4, 6, 22, 24 të Ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e Pushtetit Vendor.

- Është akt flagrant imponimi dhe kontrolli mbi pushtetin vendor të Tiranës.

- Është akt manipulimi dhe shtypjeje.

- Është shkelje e parimit të ndarjes së pushteteve.

U bëj thirrje:

- Punonjësve të Bashkisë Tiranë të refuzojnë dhe bojkotojnë aktet e paligjshme dhe antikushtetuese të Edi Ramës.

- Presidentit të Republikës, të reagojë pa vonesë, në mbrojtje të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.

- OSBE, Këshillit të Europës, Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale, të dënojnë prerazi dhe pa vonesë shkeljen e parimeve të Kartës Europian për Autonominë Vendore, të shtetit të së drejtës dhe decentralizimit nga Kryeministri Rama.

Të fundit