Flash News

Ditari i Opozitës

Kundërshton vendimet e PD, Bylykbashi –Nikollës: Të kundërshtohen, ose vendoset një precedent i rrezikshëm!

Kundërshton vendimet e PD, Bylykbashi –Nikollës: Të

Deputetët mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha kanë kërkuar nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla në seancë plenare që ndryshimet e bëra nga kreu i PD, Lulzim Basha të mos njihen.

Duke folur në kuvend, Bykykbashi i ka cilësuar shkelje të Kushtetutës këto propozime dhe kërkon të refuzohen ose sipas tij vendoset një precedent i rrezikshëm.

“Ju jeni në kundërshtim me ligjin. Ne jemi deputetë të Republikës së Shqipërisë dhe kushtetua përcakton që mandati ynë është i pakushtëzuar.

Deputetët formojnë grupin parlamentar dhe jo partitë. Grupet parlamentare formohen mbi bazën e rezultateve të deklaruara nga KQZ, i cili ka emër për emër përbërjen e grupit parlamentar. As ju dhe as ku kuvend nuk e ndryshon dot.

E vetmja mundësi që jep rregullorja kur deputeti largohet me dëshirë nga grupi, askush nuk është larguar. Ju keni bërë vetëm një njoftim, njoftim i paligjshëm, personat që e kanë sjellë nuk kanë asnjë funksionon.

Ne kemi zgjedhur të kandidojmë, jemi zgjedhur me PD, jemi deputetë të PD. Ju ftoj si kryetare e Kuvendit dhe maxhorancën dhe kolegët e mi, qe ta refuzojnë shkeljen e Kushtetutës dhe Rregullores, përndryshe këtu në parlament vendoset një precedent i rrezikshëm që cenon përfaqësimin”, deklaroi Bylykbashi.

 

Të fundit