Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kush është oligarku që fshihet pas tre kullave mbi selinë e PD

A do të ndërtohen tre grataçiela gjigante aty ku është sot selia e PD-së? Kjo pyetje që qarkullon prej disa ditësh në mediat shqiptare, ka nxjerrë në shesh disa të vërteta, por njëkohësisht po mbron me fanatizëm edhe disa sekrete të ruajtura hermetikisht.
Nëse si zakonisht palët po fajësojnë njëra-tjetën për këtë mega aferë, nëse ato po e përdorin atë për të përbaltur kundërshtarin, ende nuk dihet se kush qëndron prapa këtij mega projekti që mendohet të shkojë rreth 100 milionë euro.
Në fakt, e gjitha nisi pak ditë pasi mbështetësit e Berishës dështuan të marrin me forcë selinë e PD-së, në protestën e 8 janarit. Ideja e parë që u krijua në publik ishte se Basha po e blindonte dhe ruante godinën duke e parë atë si çdo mall tjetër opozitar që ai ishte i gatshëm ta shiste dhe ta blinte.
Nisur nga kjo, dyshimet që u përhapën qenë se lajmi ishte nxjerrë nga njerëzit e Berishës sepse politikisht i interesonte atij. Dyshimi i vetëm qe, nëse lideri historik i PD-së, po shfrytëzonte një lajm të vërtetë për të njollosur edhe më tej dalin e tij plangprishës, apo thjeshtë ai po bënte diversion, duke shpikur një akuzë të paqenë.
Fillimisht ky version i dytë u bë më i pranueshëm kur disa media pranë Bashës shkruan se të vetmen kullë në atë zonë e kishte miratuar Berisha, bashkë me xhaminë, kur ishte kryeministër, në vitin 2013.
Por Sali Berisha e shfryu menjëherë tullumbacen në një prononcim të drejtpërdrejtë.
“Lul Brava ne mediat qe paguan po kerkojne te pergenjeshtojë lajmin e botuar për një kompleks gjigant e luksoz kullash, i cili e zhduk selinë e PD nga aty ku ndodhet, duke thënë se ai projekt është firmosur nga unë në 2013. Projekti që unë kam firmosur është ai i Xhamisë së Madhe, fillimi i punimeve të së cilës u inaugurua në atë kohë në prani të qindra besimtarëve dhe nuk prekte selinë dhe as oborrin e PD. Projekti që zbuluan mediat sot e zhduk selinë e PD, sepse do ndërtohet aty ku është sot selia e PD, te SHQUP”, tha ai.
Menjëherë sapo u fashit ky version i parë disa deputetë e kanë pyetur Lulzim Bashën se ç’qëndrim duhet të mbanin nëse pyeteshin për këtë aferë. Lapsi.al ka mësuar se ai i është përgjigjur se ka dëgjuar për këtë projekt nga familjarë të Berishës, që ishin të lidhur me disa pronarë të familjes Toptani me banim në SHBA, por ndonëse ata ishin të interesuar, ai vetë, Basha pra, qe kundër zhdukjes së selisë së PD-së.
Por e çuditshmja qe se ndryshe nga ky qëndrimi dhënë privatisht, Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi dha një version të ri të enjten në “Opinion”. Ai mohoi që kupola e partisë të kishte djeni për atë që mbahej e mbyllur në sirtaret e Erion Veliajt. “Do të duhet të pyesni Veliajn dhe Sali Bershën. Unë kam zero informacione rreth këtij projekti”-tha Bardhi.
Pra që këtu lindën dyshimet e para: sa të vërtetë dinin Berisha, Basha, Bardhi apo sa pjesë të saj ata po i thoshin publikut?
Situata u bë edhe me e ndërlikuar kur Bashkia e Tiranës këmbënguli të konfirmojë zyrtarisht se ajo e kishte marrë nga pronarët një projekt të tillë, për të cilin ishin paguar mbi një milion euro dhe kostoja e ndërtimit të të cilit ishte 100 fish më shumë.
“Bashkia të gjitha lejet i merr në shqyrtim të një procesi në ligj dhe në përputhje me planin urbanistik të qytetit. Standard i aplikueshëm për çdo qytetar të vendit.
Kjo nuk mund të ndalojë çdo njeri që ka një ëndërr, vizion, që të sjellë një propozim në bashki. Kjo s’ka të bëjë nëse Bashkia e shqyrton apo jo. Bashkia vepron sipas planit urbanistik. Ajo është zonë e destinuar si zonë institucionale.
Prej 2013 është pronë e PD, i është kaluar në administrim dhe është pasqyruar në planin urbanistik si zonë me institucione. Por kjo nuk ndalon askënd që të ketë ëndrrat e tij.
Sot që flasim pronar i atij territori është shteti shqiptar, por pronarë pretendues të truallit që nuk iu është kthyer prona, kanë pasur ide për mënyrën si mund të zhvillohet një pronë që pretendohet se është e tyre. Projekti ka ardhur nga pronarët pretendues të truallit”, përsëriti në disa televizione me radhë zv kryetari i bashkisë Arbi Mazniku.
Kjo dalje plot angazhim dhe “transparencë” i shtoi më tepër dyshimet. Pse po lumturohej numri 2 i Veliajt ta ndante këtë informacion me publikun? Për ta degraduar edhe më një PD të telendisur politikisht duke e paraqitur si një parti të aftë të nxjerrë në pazar edhe shtëpinë e saj? Apo mos vallë për ti vënë drejtuesit e PD-së përballë presionit të investitorëve që kërkojnë të ndërtojnë me çdo kusht? Apo mos vallë për të paraqitur alibinë se në Bashki projektin e kanë dorëzuar pronarët?
Nga një investigim i shpejtë i Lapsi. al rezulton se pronarët që pretendojnë atë truall nuk kanë aktualisht kapacitetin financiar për të porositur dhe paguar një projekt mbi një milionë euro. Kjo do të thotë se pas tyre fshihet një investitor i fuqishëm jo vetëm në para por edhe një oligark me lidhje dhe ndikim në të dy krahët e politikës.
Pra dikush, që ende nuk e njohim, ka paguar projektin. Por a do i shpenzonte ai mbi 1 milionë euro nëse nuk do kishte marrë një garanci nga Edi Rama? A do hidhej ai në këtë aventurë, nëse në kupolën e PD-së, nuk do i kishin premtuar se kjo parti qe e gatshme të prishte kontratën 99 vjeçare me shtetin dhe ta kthente tokën poshtë selisë në një truall ndërtimi për tre kullat?
Pakti mund të ketë qenë i thjeshtë. Rama mund ta ketë miratuar gojarisht projektin (duke zgjedhur sipas zakonit edhe studion arkitekturore), me kushtin që me të të bjerë dakord edhe PD-ja. Për PD-në alibia e servirur ka qenë e gatshme: “Ju jeni një parti që mbroni të drejtat e pronarëve dhe s’mund të bëheni pengesë që ata të zhvillojnë pronë e tyre”. Njësoj si me skemën e kompanisë Fusha me teatrin, kur kullat të ndërtohen PD-së mund ti jenë premtuar mjedise të bollshme dhe moderne brenda tyre.
Por, që kjo hipotezë të vërtetohet, që të kuptohet më shumë, duhet identifikuar emri misterioz i oligarkut që qëndron pas saj. Edhe Berisha, edhe Mazniku edhe Basha dhe Bardhi sillen sikur nuk e njohin atë që në fakt ka paguar paratë dhe luan fijet e këtij projekti. Publikut i hidhen copëza të vërtetash, që shërbëjnë vetëm për përbaltjen politike të palëve me njëra -tjetrën, por në fakt i fshihet elementi i interesit financiar, që mund t’i bashkojë të gjithë rreth vetes. ©Lapsi.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38