Flash News

Ditari i Opozitës

Kush janë 6 deputetët e opozitës që votuan kundër Komisionit Antikorrupsion

Kush janë 6 deputetët e opozitës që votuan kundër

Kuvendi ka miratuar sot ngritjen e Komisionit të Posaçëm parlamentar anti-korrupsion. 

Komisioni mori 74 vota pro dhe 6 kundër, asnjë abstenim. 

Ndërsa shumica e demokratëve nuk morën pjesë në votim, mësohet se deputetët e PD që votuan kundër ishin Ervin Salianji, Lindita Metaliaj, Ilda Dhori, Elda Hoti, Albana Vokshi dhe Agron Shehaj si deputet i pavarur.

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate pasi opozita është shprehur kundër ngritjes së këtij komisioni. 

Opozita e ka interpretuar ngritjen e këtij Komisioni të Posaçëm si një tentativë të kryeministrit Edi Rama për të vënën nën kontroll SPAK-un dhe GJKKO-në. Po ashtu është konsideruar edhe si një manovër elektorale nga ana e kryeministrit Edi Rama ngritja e këtij komisioni.

Deri më tani opozita ka deklaruar se nuk do të bëhet pjesë e këtij komisioni të propozuar nga socialistët.

Në krye të këtij komisioni, Edi Rama pritet të vendosë Fatmir Xhafajn, vëllain e trafikantit të drogës Geron Xhafaj, duke e kthyer sërish për t’i shërbyer, pasi e flaku disa vite më parë nga Ministria e Brendshme.

 

Të fundit