Flash News

Ditari i Opozitës

Kush janë dy kandidaturat për kreun e Këshillit Kombëtar të PD

Kush janë dy kandidaturat për kreun e Këshillit Kombëtar

Në orën 18:00 pritet të nisë mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Pak para nisjes së mbledhjes, janë mësuar se cilët janë dy kandidaturat për kreun e Këshillit Kombëtar të PD.

Bëhet fjalë për deputetin edi Paloka dhe  ish-deputetja e Qarkut të Korçës dhe pedagogia, Eleina Qirici.

Kujtojmë se Paloka ka qenë edhe më parë kryetar Këshilli. Ai e ka mbajtur atë pozicion për disa muaj dhe u distancua më 11 dhjetor, ku mori pjesë në Kuvendin e PD të thërritur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Mbledhja është njoftuar nga Komisioni i Rithemelimit për të përcaktuar edhe qëndrimin politik në lidhje me procesin të zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.

 

 

Të fundit