Flash News

Ditari i Opozitës

Kush janë dy rivalët e Sali Berishës në garën për kreun e PD

Kush janë dy rivalët e Sali Berishës në garën për

Kuvendi Kombëtar i mbajtur të shtunën miratoi 22 majin si ditën kur do të mbahen zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike.

Veç Sali Berishës, i cili ka shprehur më herët ambicien për t’u rikthyer sërish në krye të PD, në garë pritet të jenë edhe dy emra të tjerë.

Deputeti Edmond Spaho tregoi për Ora News se kandidatë të tjerë do jenë edhe Fatbardh Kadilli dhe Ervin Kulluri.

"Kam dëgjuar për Fatbardh Kadillin, Ervin Kullurin. Në këtë kuptim mendoj se ka qenë pozitive për PD që ka pasur në radhët e saj një personalitet të këtij kalibri. Përsa i takon rikthimeve kjo nuk është hera e parë në politikë madje janë të njohura në politikën botërore rikthime mjaft të suksesshme të personaliteteve të tilla.

Kështu që nuk e shikoj problem dhe në rastin e Shqipërisë aq më tepër që zoti Berisha me autoritetin me përvojën e madhe si politikan që arritjet që ka pasur deri më sot mendoj që do i shërbejë mjaft mirë dhe zhvillimeve të ardhme jo vetëm në PD por për të gjithë vendin”, u shpreh Spaho.

 

Të fundit