Flash News

Ditari i Opozitës

"Kush janë përfaqësuesit e medias të përfshirë në mafien e plehrave?" Përgjigjet Basha

"Kush janë përfaqësuesit e medias të

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka denoncuar edhe njëherë aferat korruptive të qevërisë- sipas tij- me projektin e inceneratorëve. Në fjalën e tij, kryedemokrati solli në kujtesë edhe njëherë denoncimin e djeshëm për shkarkimin e kryetares aktuale të Durrësit dhe zëvendësimin e saj nga Ilva Ikonomi vetëm për të firmosur një kontratë me inceneratorin e Tiranës në vlera marramendëse.

“Inceneratorët janë projektuar me një kapacitet shumë fish më të madh sesa ai i Shqipërisë, sepse plani ishte për të sjellë edhe plehrat e Italisë.

Duan të shkarkojnë kryetaren e 3-të apo të 4-të të Durrësit dhe të çojnë atje Milva Ikonomin për të firmosur një kontratë me inceneratorin e Tiranës në vlera marramendëse.

Do të zbulojnë se këto kompani janë të regjistruara në një sistem guaskë jashtë Shqipërisë për të fshehur ndërtuesin e vërtetë. Do të zbulojnë po kështu se kanë investuar dhe vazhdojnë të mendojnë për të mbyllur gojën e medias shqiptare në mënyra nga më kriminalet. Por le ta fillojnë hetimin menjëherë dhe të vënë para përgjegjësisë këdo që vazhdo të ushqejë në perjudhën e pandemisë mafian e plehrave me para.

Interesi im akut, dhe nuk dua ta fsheh, nuk është përfundimi sa për të larë gojën i një hetimi që do të kërkojë kohën e vetë dhe nuk do të kursejë askënd që është përfshirë por është plani me 5 pika, ndalja e hemorragjisë së lekëve të shqiptarëve në drejtim të mafias së plehrave, mafias së rrugëve të florinjta dhe rikthimi i këtyre parave edhe njëherë tek shqiptarët, sepse koha nuk pret dhe cdo minutë na kushton shëndetin”, deklaroi Basha.

I pyetur se cilët janë përfaqësuesit e medias të përfshirë në mafien e plehrave, Basha nuk ka dhënë një përgjigje konkrete, ndërsa u bënë thirrje këtyre të fundit të pendohen, duke mos censuruar këtë aferë korruptive, që është edhe monumenti i kapjes së shtetit shqiptar.

Unë kam respektin më të madh për mediat dhe gazetarët dhe e di që një pjesë e medias janë në presion nga qeveria. Ndaj ajo që iu kërkoj sot pronarëve të medias është të refuzojnë mitmarrjen me dhe mitin e mafies së plehrave.

Le ta nisim me një test të plotë se kush do ta transmetojë të plotë denoncimin tim sot dhe kush jo. Shqiptarët nuk janë budallenj, shqiptarët nuk janë sylesh. Unë sot dua të inkurajojë të gjithë ata që mund të jenë vënë nën presion nga mafia qeveritare, sepse nuk është vetëm një krim i organizuar, pasi të ishte i tillë nuk do të kishin ardhur deri këtu. Këtu ata i ka sjellë Edi Rama. Le të pendohen, spo ju kërkoj të dalin dhe tju kërkojnë falje publikisht shqiptarëve (pronarët e mediave), por ta bëjnë këtë si hap të parë duke mos censuruar këtë aferë të tmerrshme korruptive, këtë vjedhje të shekullit që është monumenti i kapjes së shtetit shqiptar.

Nuk ka rast më të qarët ku interesat e krimit të organizuar diktojnë vendimmarrjen e qeverisë se sa sesa rasti i aferës së inceneratorëve. Kemi që prej 2017 që e denoncojmë dhe sot është kontrasti më therës. Tetori, pse jo dhe nëntori duhet të ishte zbatuar paketa jonë me 5 pika, për shëndetësinë, për fëmijët, për qindra e mijëra të papunë, për sipërmarrjen e vogël dhe ekonominë në tërësi”, u shpreh Basha.

Të fundit