Flash News

Ditari i Opozitës

“Kushdo që del kundër Bashës”, Kadilli bën parashikimin: Pas Nokës do ketë edhe shkarkime të tjera

“Kushdo që del kundër Bashës”, Kadilli bën

Ish-anëtar i Këshillit Kombëtar, Fatbardh Kadilli ka komentuar vendimin e kreut të PD, Lulzim Basha për shkarkimin e Flamur Nokës nga pozicioni i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë.

I ftuar në Report Tv, Kadilli thotë se nëse vazhdohet me këtë ritëm dhe çdo njeri që do i dalë kundër Bashës, do të ketë të njëjtin fat.

“Nëse do të vazhdojmë kështu, kushdo që të reagojë kundër Bashës mund të ketë të njëjtin fat. Por nuk duhet të presin më! Kryetaroktracia nuk është e keqe vetëm kur të shkarkon, Basha ishte kryetarokrat jo vetëm kur e shkarkoi Nokën por edhe kur e emëroi. Nëse emërohesh kështu, fati do të jetë i njëjtë edhe në shkarkim.”, u shpreh Kadilli.

Të fundit