Flash News

Ditari i Opozitës

Kuvendi e shkarkoi/ Sot mblidhet Këshilli, Basha nis ‘sagën’ e shkarkimeve

Kuvendi e shkarkoi/ Sot mblidhet Këshilli, Basha nis

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike mblidhet sot në orën 15:00, me një rend dite të ërcaktuar, për të shqyrtuar dhe ‘rrëzuar’ vendimet e Kuvendit të Berishës.

Në një deklaratë për mediet, kryedemokrati Lulzim Basha paralajmëroi dje shkarkimin e kreut të Këshillit Kombëtar Edi Paloka dhe anëtarëve të Kryesisë që morën pjesë në Kuvend, si dhe shkarkimit e kryetarëve të disa degëve të PD-së në vend.

Njëherazi, kreu i opozitës deklaroi se do të padisë ish-kryeministrin Berisha për falsifikim dhe shpërdorim të simboleve të PD-së.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i një Rezolute lidhur me situatën e jashtëzakonshme të krijuar nga veprimtaria antistatutore që dëmtojnë rëndë interesat politike dhe elektorale të PD.

2. Miratimin e propozimit të Kryesisë për shkarkimin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar dhe disa anëtarëve të Kryesisë për shkelje të rënda të Statutit të PD dhe vendimit të Kryesisë të datës 15 Nëntor.

Kryesia vendosi gjithashtu shkarkimin nga detyra të disa kryetarëve të degëve.

Kryesia ngarkoi Sekretariatin ekzekutiv të ndjekë të gjithë hapat për të vënë para përgjegjësisë ligjore të gjithë personat përgjegjës për falsifikimin dhe  shpërdorimin e simboleve të institucioneve të Partisë Demokratike.

Kujtojmë se dje, në Kuvendin e mbajtur në ‘Air Albania’ të thirrur nga Berisha dhe delegatët, me 4446 vota pro u miratua shkarkimi i Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të PD-së.

Këshillit miratoi shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe nënkryetarëve të PD-së, Grida Duma, Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj. Në unanimitet, Këshilli miratoi statutin e ri dhe logon e re të partisë.

Të fundit