Flash News

Ditari i Opozitës

Kuvendi i 30 prillit, Mustafaj: U realizua bashkimi, Berisha ka dalë më i fortë

Kuvendi i 30 prillit, Mustafaj: U realizua bashkimi, Berisha ka dalë

Ish ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj e konsideron Kuvendin Kombëtar të mbajtur të shtunën të suksesshëm për PD.

I ftuar në Radarin Informativ në Abc, Mustafaj thotë se objektivi i kuvendit të 11 dhjetorit u realizua.

“Kuvendi i 30 prillit ishte Kuvend i suksesshëm. U rikthyen të përjashtuarit pa kushte. Objektivi i kuvendit të 11 dhjetorit u realizua. S’i vuri kushte as Hajdarit dhe as Murrizit që e dëmtuan luftën e PD duke votuar disa ligje të qeverisë ndesh me opozitën. Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit dhe pastaj Kuvendi i 30 prillit i pranuan këto njerëz dhe personalitete pa kushte”.

Rikthimin e “xhaketave të vjetra” në PD, Mustafaj e shikon pozitivisht. “U rikthyen pak, duhet të ishin rikthyer më shumë mendoj unë. Sot opozita është në një moment delikat. Qoftë në përballje me qeverinë apo dhe në përpjekje për bashkimin e saj. Balanca që u caktua që 50% të vijnë nga forumi rinor dhe nga  lidhja demokratike e gruas. Mund të kishte më shumë të vjetër për përvojë. Mua më duket një qëllim i mirë që u arrit pjesërisht”.

Sipas ish-ministrit, nga ky Kuvendi ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë më i fortë.

“Berisha ka dalë më i fortë. Ai tha vetë se bashkimi është bashkimi i demokratëve. Pas këtij Kuvendi PD do të ketë strukturat e saj drejtuese.  Berisha doli më i fituar sepse e para u konfirmua bashkë me procesin e regjistrimit të anëtarësisë së PD dhe u konfirmua se është një shumicë e anëtarëve e përfshirë në Komisionin e Rithemelimit.

Doli më i fortë se PD nga e shthurur në struktura organizative ka disa struktura deri në këshillin kombëtar, i cili do zgjedhë dhe nënkryetarët e partive. Kemi një grup ku është anëtarësia dhe një tjetër ku janë dhe 30 deputetë. PD e përbën baza. Dhe këta deputetë duhet të kujtojnë se janë ata që duhet të shkojnë te baza. Berisha dhe grupi që po organizon zgjedhjet për kryetarin e ri të PD. Deputetët duhet të shkojnë njëri pas tjetrit ose të themelojnë një parti të tyre”, tha Mustafaj.

Të fundit