Flash News

Ditari i Opozitës

"Kyçi" dyert e selisë, Sula kundër Bashës: Nuk është normale! Janë anëtarë të grupit

"Kyçi" dyert e selisë, Sula kundër Bashës: Nuk

Një grup anëtarësh nga Komisioni i Rithemelimit është drejtuar në selinë blu, pasi afati i vendosur për Lulzim Bashën, që të lironte selinë, ka përfunduar po sot.

Anëtarët kanë ndeshur në pengesa, pasi dyert e selisë jaë kyçur dhe nuk kanë mundur dot të hyjnë brenda. Në një deklaratë për mediet, deputeti Flamur Noka  shpreh se në datën 8 dhjetor "demokratët do të marrin frymë lirisht jo nga burgu i Alkatrazit, por nga shtëpia e lirisë."

Deputeti Dashnor Sula, i ftuar në ABC News, ka dalë  hapur kundër veprimin të Bashës pë t'i kyçur dyert anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit. Ai është shprehur se për sa kohë janë pjesë e grupit parlamentar, nuk është normale të ndërmerret një akt i tillë ndaj tyre.

“Për mua nuk është normale që grupi i deputetëve të PD-së dhe pse  i përkasin grupit të mbështetësve të Berishës të mos futen në seli. Por për sa kohë janë anëtarë të grupit të PD-së në atë godinë përveç personave të paautorizuar apo që nuk njihen që nuk lejohen në oborrin e PD-së, por për aq kohë sa kemi të bëjmë me deputetët e grupit parlamentar nuk është normale. PD-ja është e hapur për të gjithë grupin parlamentar dhe funksionarët e lartë të PD-së, por nëse është bërë forma e riorganizimit të ri për hyrjen në PD është gjë tjetër”, ka thënë Sula.

Të fundit