Flash News

Ditari i Opozitës

'Kyçja' e dyerve në PD-në e Elbasanit, demokratët denoncojnë në polici: Akt i turpshëm!

'Kyçja' e dyerve në PD-në e Elbasanit,

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit për Elbasanin, Bledi Himci, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë së Elbasanit, Degën e Prtisë Demokratike të këtij qyteti.

Veprimi nga ana e Himcit është ndërmarrë pas ndërrimit të bravave të derës në degën e PD-së Elbasan. Ishte deputeti Luçiano Boçi që denoncoi rastin e Elbasanit, pak pasi ishte denoncuar edhe ndrimi i bravave në PD-në e Shkodrës.

Akti i fundit, sikurse kanë denoncuar deputetët e zonave, është bërë me qëllim pengimin e mbajtjes së referendumit më 18 Dhjetor, për shkarkimin e Lulzim Bashës.

"Shoqata Basha-Bardhi, tashmë në panik bëri edhe aktin e fundit të turpshëm duke i vënë drynin degës së selisë së Partisë Demokratike. Shpreh indinjatën më të madhe, në emër të të gjithë demokratëve të Elbasanit. Kam bërë një kallëzim penal në Policinë e Elbasanit. Organet të merren me këtë vepër penale. Nesër ne do të hapim zyrën e PD dhe do të ushtrojmë funksionet tona dhe më 18 dhjetor do të zhvillohet në Selinë e degës së PD referendumi", tha Bledi Himçi.

Të fundit