Flash News

Ditari i Opozitës

“Learin e vrau policia”, Berisha thërret protestë para Ministrisë së Brendshme

“Learin e vrau policia”, Berisha thërret protestë para

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar protestë sot në orën 18:00 para Ministrisë së Brendshme për vdekjen e të riut, Lear Kurti, mbrëmjen e së mërkurës.

“Sot, në ora 18:00, protestë e fuqishme për vdekjen me dhunë të të riut, Lear Kurtit nga policë banditë të droguar të Ramës-Çuçit, dhe vrasjen e tij për së dyti nga krimineli i tyre me uniformë, Ardi Veliu”, shkruan Berisha në Facebook.

Lear Kurit ndërroi jetë mbrëmjen e së mërkurës, pas shoqërimit në Komisariatin nr.4 në Tiranë. Policia njoftoi fillimisht se i riu shfaqi shqetësime dhe u dërgua në spitalin e Traumës ku ndërroi jetë, deklaratë që e ka hedhur poshtë spitali.

‘Trauma’ raportoi se Lear Kurti mbërriti në spital pa shenja jete. AMP dhe Prokuroria, referuar ekspertizës së të riut, njoftuan se Kurti vdiq si pasojë e mbidozës pasi gjatë shoqërimit kishte gëlltitur disa qese me kokainë.

Berisha publikoi një video të momenteve të fundit të Lear Kurtit ku i riu shfaqet pa ndjenja dhe efektivi e tërheq për ta ngritur.

Të fundit