Flash News

Ditari i Opozitës

Lela: Problemi i vetëm, dëshira e mazhorancës për të asgjësuar opozitën

Lela: Problemi i vetëm, dëshira e mazhorancës për të

Drejtor i zyrës së komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela deklaron se problemi kryesor në situatën e tensionuar politike, është dëshira e madhe e mazhorancës për të asgjësuar opozitën.

Duke folur në Syri Tv, Lela thotë se ky problem kulmon me arrestimin e liderit të saj, Sali Berisha.

 “Për mua është votuesi i të gjitha problemeve nëse palët ose shkaktuesi i këtij ngërçi nuk merr parasysh zgjidhjen e saj, pra nuk tërhiqet nga vullneti dashakeq dhe autoritar për ti marrë opozitës vulën, simbolet dhe për t’i arrestuar kryetarin, për të mos i njohur opozitës komisionet parlamentare, për të mos i njohur opozitës ato që i njeh asaj kushtetuta.

Unë mendoj se nuk shkohet dot as në zemër të problemit dhe as në zgjidhje të tij pa e pranuar më parë se cili është problemi dhe problemi është vetëm një, ndonëse variantet janë disa.

Të gjitha këto janë variente të një problemi të vetëm i cili është një, është kryesori, dhe është i patjetërsueshmi është vullneti i mazhorancës për të asgjësuar opozitën, vullnet i cili kulmon me arrestimin e liderit të opozitës, pa zgjidhur këtë, prapë pa bërë një pajtim me këtë çështje, me këtë trajtë, që është kryesorja në mos përcaktuesja e strategjemave politike, nuk ka , nuk mund të ketë dhe nuk do të ketë zgjedhje.

Për mua është vonuesi i të gjitha problemeve nëse palët ose shkaktuesi i këtij ngërçi nuk merr parasysh zgjidhjen e saj, pra nuk tërhiqet nga vullneti dashakeq dhe autoritar për t'i marrë opozitës vulën, simbolet dhe për t’i arrestuar kryetarin, për të mos i njohur opozitës komisionet parlamentare, për të mos i njohur opozitës ato që i njeh asaj Kushtetuta.

Unë mendoj se kjo është zemra e problemit dhe prejt këtu buron zgjidhja.

Të gjitha të tjerat janë cirqe te vogla, në një cirk të madh akullnajor e cila nuk shkrin, nëse nuk shkrin kjo”, tha Lela.

 

Të fundit