Flash News

Ditari i Opozitës

Letra e Marco Rubio për 'Non Gratat', Berisha: Janë 3 letra të personalizuara për mua

Letra e Marco Rubio për 'Non Gratat', Berisha: Janë 3 letra

Kreu i PD, Sali Berisha reagoi pasi Marco Rubio i cili tani është  përzgjedhur nga presidenti i ri i SHBA-ve, Donald Trump për postin e Sekretarit të Shtetit, në fillim të këtij viti, kishte shprehur shqetësim për mënyrën se si po i përdor administrata e Joe Biden sanksionet ndaj partnerëve të SHBA në botë. 

Duke folur në News 24, Berisha tha se  janë 3 letra të personalizuara për të nga një kongresmen që ishte në atë kohë në Komisionin e Jashtëm të përfaqësuesve. 

"Fitorja e Trump është ngjarja më e rëndësishme në historinë e lirisë pas rënies së perdes së hekurt. Fantazma e komunizmit u largua nga vendet e tjera dhe gjeti strehim në SHBA. Kjo fantazmë u shpreh me agresionin e paprecedentë ndaj familjes dhe vlerave të saj.  U shpreh me çrrënjosjen e trashëgimisë kulturore, u shpreh me grushtin e shtetit kundër opozitave konservatore. Përsa i takon Sali Berishës janë 3 letra të personalizuara për mua nga një kongresmen që ishte në atë kohë në Komisionin e Jashtëm të përfaqësuesve.

Por unë edhe njëherë, nuk kam lobuar. Kur iu drejtova Gjykatës, i qëndrova besnik parimeve të Gjykatës. Është një agresion i të majtës ekstreme amerikane kundër forcave koservatore në Botë", tha Berisha. 

Të fundit