Flash News

Ditari i Opozitës

Lëvizja e gabuar? Pse Agron Shehajt i ‘prish punë’ takimi me Yuri Kim, por ndihmon Bashën

Lëvizja e gabuar? Pse Agron Shehajt i ‘prish punë’ takimi

Politiko.al

Agron Shehaj, deputeti i zgjedhur demokrat dhe kandidat për kryetar të Partisë Demokratike, ka postuar tekstin e një takimi me Yuri Kim. Shehaj është kujdesur që të thotë se ftesa ka qenë e Ambasadores.

Nënkuptimi i kësaj ka të bëjë me përpjekjen e deputetit për të mos u armiqësuar me ata demokratë që mund të konsiderohen si ‘berishistë’, të cilët kanë në shënjestër pikërisht Ambasadoren për non grata-n e sekretarit Blinken për liderin e tyre.

Çka mund të thuhet me siguri është se Shehaj ka guxuar shumë me këtë takim me përfaqësuesen amerikane në Tiranë. Megjithë përpjekjen, e cila në Shqipëri ësht konstante me njerëzve të politikës për t’u dukur si ‘njerëz të amerikanëve’ çdo ‘flirt’ me ambasadoren aktuale duket se i dëmton raportet e kandidatit Shehaj me demokratët.

Mund të thuhet se, tani, në PD për Shehajn nuk ka rëndësi Ambasada amerikane sa ç’peshon vota dhe mendimi i demokratit të thjeshtë. Shehaj mund t’i ketë acaruar marrdhëniet me demokratët për t’u dukur se i ka të ngrohta me amerikanët.

Ambasadorja, nga ana tjetër, mund të thuhet se ka ndërhyrë në garën e brendshme të PD duke takuar një prej kandidatëve. Shehaj, që zonja Kim ka takuar, është protagonist i një episodi që përfshin një paraadhës të saj në rrugën e Elbasanit. Deputeti i sapozgjedhur demkrat pati kërkuar një ndërmjetësim për të takuar ambasadorin në fjalë, i cili kërkesës së ndërmjetësit iu pëgjigj se ‘nuk mund ta bënte takimin në atë kohë, për arsye se në PD po zhvillohej gara për kryetarin dhe kjo mund të shihej si ndërhyrje’. Bëhej fjalë për garën e para katër viteve mes Lulzim Bashës dhe Eduard Selamit.

Kjo etikë diplomatike është thyer, hiq rastin kur Ambasadorja do të takojë edhe kandidatë e tjerë në garë. Duke mos qenë e sigurt se do t’u rregullojë punë më shumë se do t’u prishë në garën e brendshme në PD.

Ajo që mund të vlejë për t’u konsideruar është një kuptim tjetër i takimit të Ambasadores me kandidatin Shehaj. I cili mund të lidhet me dëshirën e Kim për të ndihmuar Bashën në këtë garë. Jo dhe aq më garën vetë, të cilën Basha duket se do e fitojë, jo për merita por se zotëron infrastruktuturën e partisë, por me përcjelljen e idesë së legjitimitetit të garës. “Rruga e Elbasanit’, duke futur në një prej korsive të saj ‘Teslën’ e Agron Shehajt, që kishte magjepsur edhe entuziastin e makinave Kol Ballën, i thotë publikut se gara në PD nuk është e pabarabartë përderisa “Washington-i’ komunikon me dy prej kandidatëve në të.

Kështuqë, nëse Shehajt i prish punë takimi me Yuri Kim, Lulzim Bashës i bën punë. Sidomos pas non grata-s për Sali Berishën.

Të fundit