Flash News

Ditari i Opozitës

Lëvizja e paralajmëruar nga Berisha, Nishani: Shpresë për një shkundje radikale

Lëvizja e paralajmëruar nga Berisha, Nishani: Shpresë për

Ish-Presidenti Bujar Nishani deklaron se vendimi i Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar ka thelluar më tej traumën që po përjeton Partia Demokratike pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.

Pavarësisht motiveve që e kanë shtyrë apo justifikimet, dëmi që ka shkaktuar edhe me vendimin e fundit që është shkelmimi i fundit është dëm i madh. Vendimi ishte në injorim total të statutit dhe institucioneve, e thelloi edhe më shumë këtë kaos. Vendimi i Bashës e çon PD drejt asgjësimit të saj”, thotë Nishani në një intervistë për tv Klan.

Për të ringritur Partinë Demokratike, ish presidenti thotë se nevojitet një proces politik transformues brenda radhëve të demokratëve, kurse lëvizjen e paralajmëruar nga Sali Berisha e sheh si shpresë për një shkundje radikale.

“Kjo duhet të vijë përmes proceseve politike dhe strukturave. PD-së sot i duhet një tronditje e madhe, shndërrim i madh, riformatim total dhe shkundje radikale për të krijuar nesër një ringritje mbi bazën e atyre kolonave që ka PD në raport me sfidat dhe aspiratat e shqiptarëve.

Në mungesë të një rrugëtimi të tillë projeksionin e ka të zymtë për të ardhmen e partisë së tij.

“Nuk ka alternativë tjetër për PD, ose do shkojë drejt asgjësimit të ngadaltë, ose të ndërmarrë një proces dramatik ndryshimi. Qëndrimet e Berishës mund ta ndezin këtë shpresë e projekt. Berisha ka forcë të jashtëzakonshme edhe më shumë se Basha vetë.”

Por një betejë e ashpër mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës a mund t’i përçajë më shumë demokratët? Bujar Nishani mendon krejt të kundërtën.

Më e përçarë se sot s’mund të jetë PD, ajo ka prekur fundin. Në situatën që jemi sot a vjen dot PD në pushtet? Demokratët janë të bindur që Basha nuk realizon dot ardhjen në pushtet. Le ta nisim këtë proces me trauma që në objektiv final të ketë një PD më të madhe dhe demokraci funksionale.”

 

Të fundit