Flash News

Ditari i Opozitës

Lidhje me krimin? Berisha: Home Office iu referua Bashës dhe rrjetit të Soros

Lidhje me krimin? Berisha: Home Office iu referua Bashës dhe rrjetit

Kreu i PD, Sali Berisha ka publikuar një raport të zgjeruar, përmes të cilit deklaron se shpallja e tij non-grata nga Britania e Madhe, është bërë në bazë të fakteve dhe shpifjeve nga ambasadori i Britanisë në vendin tonë.

Sipas Berishës, Home Office e akuzon atë për lidhje me krimin e organizuar duke iu referuar kundërshtarëve të tij politikë dhe rrjetit të Soros në Shqipëri.

Pjesë nga raporti:

Sipas Home Office lidhjet e mia me krimin e organizuar provohen nga:

1-Lidhjet e supozuara me Fation Dautin, person i përzënë nga Britania e Madhe, të cilin unë nuk e kam takuar kurrë dhe nuk kam patur kurrë ndonjëherë lidhje me të. Burimi i informacionit: Lulzim Basha.

Me 20 janar 2022, ky person i pranishëm në selinë e PD në mesin e 150 të tjerëve, goditi me shqelm një derë. Ish kryetari i PD, kundërshtar i imi, më akuzoi se kisha lidhje me trafikantë dhe kriminelë, duke iu referuar Fation Dauti dhe se do të njoftonte ambasadat e huaja për këtë. Unë deklarova po atë ditë se nuk e kisha takuar kurrë Fation Dautin dhe se isha informuar pas incidentit për të. Deri më sot askush nuk ka mundur t’a kundërshtojë deklaratën time.

Në të vërtetë fakte dhe dëshmi të pakundërshtueshme provonin se Dauti kishte qënë mbështetës i ish kryetarit të PD, Basha. Megjithatë, ambasadori King Smith e përcolli tek Home Office akuzën e Lulzim Bashës si të vërtetë. Ky i fundit, mik i ambasadorit King Smith dhe paraardhësit të tij, i ngecur në rrjetën e problemeve të tij me drejtësinë, në lidhje me akuzat për financimet ruse, bën çdo gjë për të siguruar mos hapjen e dosjes së tij gjyqësore nga Edi Rama 4 .

Në dokumentat e dorëzuara nga Home Office, Home Office pranon shprehimisht, disa here, se nuk ka mundur të provojë se ka lidhje midis Sali Berishës dhe Fation Dautit 5 .

2- Lidhjet e mia me Damir Fazliç, për të cilin, sipas Home Office, unë kam ndërhyrë kur për atë kanë dalë prova inkriminuese. Burimet: Rrjeti BIRN/Balkan Insight/Reporter.al, të George Soros Damir Fazliç është biznesman, shtetas britanik i cili nuk ka qënë kurrë i inkriminuar apo dënuar në Shqipëri, në MB dhe në dijenine time as në ndonjë vend tjetër.

Ndaji tij, në Shqipëri, nuk kanë dale kurrë prova të veprimtarive inkriminuese, gjatë kohës kur unë kam qenë kryeministër apo më vonë. Prokuroria shqiptare në vitin 2009 hapi një hetim ndaj tij, për shkak të presionit mediatik të PS, pasi Fazlic kishte transferuar para nga një llogari offshore për blerjen e një toke private.

Një trasferim i tillë nuk ishte i ndaluar nga legjislacioni shqiptar dhe hetimi u mbyll, për mungesë provash. Gjatë hetimit, prokuroria kërkoi në një moment ndalimin e tij, pa urdhër të shkruar ligjor, gjë që u refuzua nga organet ligjzbatuese pasi binte në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale dhe garancitë e Kushtetutës së Shqipërisë. Kur prokuroria dërgoi ftesë me shkrim Fazlic u paraqit menjëherë sipas të gjitha rregullave. Shtoj këtu se Damir Fazliç, i cili  vazhdon edhe sot biznesin në Shqipëri, kurrë nuk ka përfituar një qindarkë nga qeveria e PD si dhe kurrë nuk më ka sponsorizuar mua apo PD 6 .

3-Lidhjet e mia me bandën e Elbasanit. Burimi: Lulzim Basha 7 .

Edhe në këtë rast ambasadori Britanik ka percjellë tek Home Office një shpifje të radhës të ish- kryetarit të PD Lulzim Basha, i cili në nëntor të vitit 2022 deklaroi se Berisha po mbledh firmat e delegateve të Elbasanit, për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD, me ndihmën e Suel Çeles. Unë iu përgjigja këtij trillimi të turpshëm menjëherë publikisht, duke nxjerrë fakte që demostronin të kundërtën: denoncimet e mia të vazhdueshme, me emra të të gjithë banditëve dhe bandave të Elbasanit. Personalisht Çelen, bandat e Elbasanit dhe çdo bandë tjetër të vendit, i kam denoncuar publikisht gjatë viteve në opozitë me dhjetëra dhe qindra herë. Shtoj këtu se për shkak të suksesit të qeverisë së PD në luftën me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar, Shqiperia u anëtarësua në NATO, firmosi marrëveshjen e stabilizim asocimit, liberalizoi vizat me BE, mori rekomandimin e Komisionit Europian për statusin e vendit kandidat. Në të gjitha këto vendim-marrje, Britania e Madhe ka votuar në favor të Shqipërisë. Bashkëpunimi i ngushtë i qeverisë së PD me autoritete ligjzbatuese britanike, në luftë kundër krimit të organizuar, duke përfshirë dhe operacionet e fshehta të përbashkëta, është vlerësuar lart nga përfaqsues të Mbretërisë së Bashkuar.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Krimit të Rëndë dhe të Organizuar (SOCA), Bill Hughes, në shtator 2009 deklaroi në Tiranë se: “Ju jeni një aleat i vlefshëm i Britanisë së Madhe në luftën kundër krimit të organizuar”. dhe se ne do të kërkojmë që modeli i bashkëpunimit me ju të shtrihet edhe në vende të tjera" 8 .

Në dokumentat e dorëzuara, Home Office pranon se nuk ka mundur të vërtetojë lidhjet e mia me bandat kriminale, por thotë se kjo akuzë mbështetet nga lidhja ime me Fation Dautin, ndonëse më parë ka thënë në mënyrë të përsëritur se nuk ka prova që provojnë lidhjen time me Fation Dautin 9 .

Këto ishin të ashtuquajturat prova që Home Office ka paraqitur për lidhjet e mia me krimin e organizuar dhe rrezikshmërinë time për Mbreterinë e Bashkuar.

Po kështu akuzat e Home Office për lidhjet e mia me korrupsionin bazohen tërësisht në trillime të qëllimshme të mediave të George Soros dhe kundërshtarëve të tjerë të mi politik. Le ti shqyrtojmë ato me radhë. 

1-Akuzohem se kam pasuruar në mënyrë të paligjshme biznesmenin Damir Fazliç për faktin se në vitin 2009 me vendim të KRRTSH është zgjeruar me 810 hektar parku energjitik në Porto Romano. Burimi: Rrjeti BIRN/Balkan Insight/Reporter.al, të George Soros 

Kjo është një akuzë qesharke e cila mendoj nuk nderon ata që e përdorin. Parku energjitik i Porto Romanos, i ngritur me 51 hektar në vitin 2001 nga qeveria socialiste, u zgjerua në vitin 2009 për nevoja strategjike të vendit me 810 hektarë, pas një studimi serioz dhe të shumëanshëm, konsultimeve me komunitetin dhe vendim-marrjes së pushtetit lokal e atij qëndror. Në brendi të këtij zgjerimi gjendeshin edhe afro 12 nga 14 hektarë tokë që Damir Fazliç kishte blerë nga pronarë privat.

Potenciali dhe planet për zgjerimin e parkut kanë qenë të njohura pasi janë publikuar në fletoret zyrtare dhe mediat kombëtare 11 .

2- Një akuzë tjetër bazohet në pretendimin se në vitin 2006, gjatë marrëveshje midis Albtelekom sh.a, që kontrollohej nga aksioneri privat (76%) dhe një kompanie private Amerikane, Damir Fazliç, sipas një proces verbali pa vulë dhe pa firmë, të hedhur në internet i paska kërkuar 1 milion Dollarë bashkëinvestitorëve për kandidatët në zgjedhjet lokale.

Burimi: Rrjeti BIRN/Balkan Insight/Reporter.al, të George Soros

Per ta bërë të besueshme këtë trillim Home Office thotë se në kohën e asaj bisede Albtelekom ishte kompani shtetërore, nderkohë që ajo ishte privatizuar nga qeveria socialiste në vitin 2004 dhe 76% të aksioneve i kishte kompania turke Calik, e cila kishte dhe ushtroi të drejtën e parablerjes së aksioneve të tjera. Vetë autori i artikullit shkruan se nuk u gjet asnjë gjurmë e këtij transaksioni dhe Damir Fazliç në atë shkrim mohon kategorikisht një kërkesë të tillë.

Por këto fakte injorohen nga Home Office 12 . 3- Rasti Ansar. Burimi: Rrjeti BIRN/Balkan Insight/Reporter.al, të George Soros. 

Ky biznesmen dhe konsull nderi i Shqipërisë në Pakistan, i emëruar nga qeveria socialiste, u paraqit tek studio ligjore e vajzës time për të kërkuar mbështetjen e saj ligjore për investimin e tij privat për një TEC në Porto Romano. Që në fillim vajza ime në prani të personave të tretë e sqaroi atë s,e në rast se ai synonte t’a kanalizonte investimin e tij në një PPP, procedurë e cila kërkonte garë të hapur, ajo nuk mund t’i ofronte atij shërbime ligjore, për shkak të konfliktit të interesit. Ai u shpreh se ishte i interesuar të ndiqte rrugën private të investimit. Më pas ai ndryshoi qëndrim dhe kërkoi t’a kanalizonte investimin në PPP por dhe të evitonte garën.

Pas refuzimit të prerë të vajzës sime për të ndërhyrë që ai të investonte në një PPP pa garë, ai mashtroi publikisht, duke thënë se atij nuk i ishte pranuar kërkesa, pasi kishte refuzuar tarifat elarta të studios ligjore të vajzës sime dhe se ai nuk pranoi të blinte një tokë që i ishte ofruar nga studio e saj, gjë që ishte krejtësisht e pavërtetë.

Vajza ime iu përgjigj publikisht në atë kohë trillimeve të tij, të nxitura nga ata që e kishin emëruar konsull. Ajo shpjegoi se nuk zotëronte ndonjë tokë për të shitur dhe se me kërkesë të z. Ansar ishin angazhuar ekspertë të jashtëm për të lokalizuar tokë sipas kërkesave të tij specifike. Dhoma e Avokatisë deklaroi se tarifat e kërkuara ishin në përputhje me kuadrin rregullues të miratua nga kjo dhomë.

Gjykata Kushtetuese dhe gjykatat e tjera të vendit kanë jurisprudence të konsoliduar që konfirmojnë këto qëndrime 13 .

4- Në vazhdën e gënjeshtrave të mësipërme, artikujt e BIRN, të sponsorizuar nga Soros, nën tituj bombastikë se po publikojnë pasuritë e vajzës sime dhe llogaritë e saj bankare, paraqesin llogari bankare personale dhe të biznesit të personave të tjerë, aktivitetin tregtar të subjekteve të tjera. Home Office është detyruar të pohojë në mënyrë të përsëritur mashtrimet dhe dobësinë e argumentave të burimit të saj 14 .

5 – Rasti Pirro Mishës, ish drejtues i Fondacionit Soros në Shqipëri, sillet po në këtë artikull, të cituar si burim nga Home Office. Ai gënjen haptazi ambasadorin Amerikan duke i thënë se një mosmarrëveshje e zgjatur që ai kishte më një investitor Italian u zgjidh menjëherë në favor të tij sapo kërkoi ndihmën e vajzës sime. Kjo histori nuk ka ndodhur kurrë, por ajo është një nga shembujt e qartë që tregon strategjinë e drejtuar të Fondacionit Soros dhe drejtuesve të saj kundër meje.

Duke vërtetuar se jo e vërteta, por shërbimi ndaj interesave të Soros dhe Edi Ramës janë funksioni i tyre i vërtetë, në mënyrë militanteske, BIRN/Balkan Insight refuzoi të botonte në kohës e publikimit të shkrimeve, reagimin që vajza ime u dërgoi me email, në të cilën ajo hidhte poshtë me argumenta të gjithë fabrikimet e artikullit (shih emailin bashkangjitur).

6- E mbetur pa asnjë fakt prove apo dokument për të provuar korrupsionin tim, Home Office me akuzon pa asnjë bazë për lidhje, nxitje dhe perfitime nga skenat piramidale të 27 viteve më parë.

Burimet: IMF paper, Culture Trip, UnHerd Këto akuza janë shpifje të bazuara në gënjeshtra. E vërteta është se nuk kam patur asnjë lidhje dhe nuk kam perfituar asnjë qindarkë nga këto skema dhe jo vetëm që nuk i kam nxitur ato por

përkundrazi (i) unë kam refuzuar prerazi rekomandimin e ekspertëve nga mesi i vitit 1996 për ti liҫensuar ato si institucione financiare, (ii) kam udhëzuar ngritjen e padisë kundër tyre në gjykatë 16 , (iii) kur skemat kolapsuan, kam refuzuar injektimin e parave ‘të mira’ për shpëtimin apo kompensimin e tyre, (iv) Qeveria miratoi ligjin për kontrollin dhe falimentimin e tyre, si dhe (v) u vendosën para drejtësisë boset e tyre. Krizën politike të rebelimit komunist të krijuar nga kriza financiare e zgjidhëm me marrëveshje politike dhe zgjdhje parlamentare.

Në fushaten elektorale të vitit 1997, rivali im iu deklaroi shqiptarëve se do iu kthente cdo qindarkë që keni humbur në skema. Kurse unë iu deklarova se nuk mund të kthehej asnjë qindarkë sepse qeveria nuk mund të njohë një borxh që nuk është kontraktuar prej saj. Kështu, pavarësisht se isha i vetëdijshëm se ky vendim do të më kushtonte humbjen e zgjedhjeve, unë zgjodha të zbatoj ligjin.

Nëse unë apo qeveria e PD do të kishim patur lidhje me skemat piramidale, ne do të kishim pranuar të kthenim paratë e tyre dhe të qetësonim rebelimin që pasoi. Por ne bëmë atë që duhet të bëjë një qeveri e përgjegjshme. Sa më sipër provohet nga vlerësimi i ekspertit të FMN që Home

Office ka cituar si prove kryesore 17 . Në raportin e tij të titulluar “The Rise and Fall of the Pyramid Schemes in Albania”, ai shkruan se, fillimisht autoritetet shqiptare dhe FMN i konsideruan këto skema si beninje, me investime reale fitimprurëse dhe kontributorë në rritjen

ekonomike të vendit 18 , dhe se për këtë arsye, “…një mision i FMN-së me mision këshillimin për

problemet e sektorit financiar, në fund të vitit 1995 u fokusua më së shumti në mundësitë për

përmirësimin e sistemit financiar formal duke integruar elementët më pozitivë të tregut

informal” 19 . Po aty ai shprehet se autoritetet shqiptare bënë një punë mjaft të mirë në trajtimin e

skemave piramidale pasi ato u identifikuan, ku veprimet më të mira ishin refuzimi për të

financuar detyrimet e firmave me para të buxhetit, si dhe ngrirja e aseteve në sistemin bankar të

dy kompanive me më shumë depozitues.

Por gjithashtu, edhe më i rëndësishëm është vlerësimi i parlamentit të Mbretërisë së

Bashkuar, që e cilëson qëndrimin tim dhe të qeverisë së PD si vlerësimin e duhur ligjor. Ky

Parlament në raportin e tij me titull The Largest Heist In History. Building the Great Pyramid:

The Global Financial Crisis Explained’ 21 të publikuar në vitin 2009, kushtuar kolapsit, të

skemave të investimit që pllakosën City dhe banka të tjera në Londër (2008), ndër të tjera

shkruan se, bankierët e financierët e këtyre skemave vepruan njësoj si gangsterat shqiptare të

skemave të viteve 96-97 dhe se qeveria britanike u pajtua me kërkesat e tyre, injektoi sasi të

paprecedent parash dhe garancish në këto skema, gjë të cilën, në vitin 1997, qeveria shqiptare

nuk e bëri. Raporti thekson se biznesi që dështon duhet të lihet të falimentojë dhe se ndërtimi i

skemave piramidale është i paligjshëm dhe drejtuesit e tyre duhet të ndiqen penalisht 22 .

7-Absurditeti arrin kulmin kur Home Office citon si prova kundër meje disa raporte

ndërkombëtare që prekin çështjet e korrupsionit në Shqipëri, të cilat i referohen ekskluzivisht

periudhës kohore të qeverisë së Ramës dhe nuk kanë të bëjnë fare me Berishën dhe qeverinë e

tij 23 . Apo raporte të tjerë, që pavarësisht nga titulli i tyre, e ilustrojnë kapjen e shtetit vetëm me

shembuj që i përkasin qeverisë së Ramës, ndërsa në lidhje me periudhën e qeverisjes së PD

përmendin proceset gjyqësore ndaj tre ministrave të qeverisë. Në fakt, në kontrast të thellë me

qeverisjen e PS, gjatë periudhës së qeverisjes së PD, imuniteti i ministrave dhe deputetëve është

hequr sa here prokuroria e ka kërkuar një gjë të tillë dhe ministrat i janë nënshtruar procesit

gjyqësor. Përveç kësaj ne hoqëm me ligj imunitetin e zyrtarëve për çështjet e korrupsionit 24 .

Home Office përmend gjithashtu Raportet e Të Drejtave Të Njeriut të Departamentit të Shtetit

(2007 – 2010). Këto raporte, ndërkohë që përcjellin problemet e trashëguara dhe të

vazhdueshme, tipike për çdo demokraci në zhvillim, theksojnë gjithashtu përpjekjet e dallueshme

të Berishës dhe qeverisë së tij, si dhe arritjet e tyre, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të

organizuar. Për ironi te fatit, ndër ata që kanë vlerësuar më shumë këto arritje është Antony

Blinken, gjatë vizitës sime si kryeministër në Shtëpinë e Bardhë, kur ai ka qenë këshilltar për

sigurinë kombëtare i zëvendës presidentit Joe Biden 25 .

Të fundit