Flash News

Ditari i Opozitës

Ligji për parashkrimin e veprave penale për zyhrtarët, Berisha në Kuvend: Po e bllokoni qëllimisht

Ligji për parashkrimin e veprave penale për zyhrtarët, Berisha

Kreu i PD, Sali Berisha solli në vëmendje ligjin që ka propozuar për mos lejimin e parashkrimit të veprave penale për zyrtarët e lartë.

Gjatë fjalës që mbajti në seancën parlamentare, Berisha tha se ligji është bllokuar qëllimisht dhe në mënyrë antiligjore sepse kanë frikë.

Berisha: Zonja kryetare, ju po e çoni parlamentin drejt katastrofës. Unë deputet, ish-president, ish-kryeministër, prej disa javësh kam dorëzuar në parlament një ligj, me të cilin u hiqet e drejta e parashkrimit për vepra penale gjatë ushtrimit të detyrës, kryeministrave, ministrave dhe drejtuesve kryesorë të agjencive që kanë të bëjnë me fondet e pasuritë publike. Ju në mënyrë anti-kushtetuese, anti-ligjore e bllokoni ligjin duke shkelur çdo ligj, rregull e kushtetutë dhe nuk e sillni në parlament siç kërkon rregullorja.

Pse nuk e sillni në parlament ligjin, se ju e dini se me atë ligj të gjitha këto vjedhje që citohen këtu, për të gjitha këto vjedhje nuk do të ketë më parashkrim.  

Nuk parashkruhen kurrë vjedhjet që bëni me vjedhjet e rrugëve, siç është ajo Lekaj-Fier, ku për rrugët anësore vidhni të paktën 5 milionë euro për kilometër. Nuk parashkruhen kurrë vjedhjet që bëni me zgjerimin e rrugës, Elbasan-Librazhd, ku për çdo kilometër vidhni të paktën 5 mln euro. Nuk parashkruhen kurrë vjedhjet me tenderat, të cilat sipas Kontrollit të Shtetit, 34.4 % e tenderave janë vetëm me një ofertues, atë që doni ju.
Po sipas KLSH-së, 65% e procedurave tenderuese i fiton oferta më e lartë. Çfarë do të thotë kjo të dashur qytetarë. Kjo do të thotë se ai që fiton dhe ndan paratë me këto zonjat e zotërinjtë, ai porositet të sjellë ofertën më të lartë, ose fiks aq sa është fondi maksimal limit, ose 1% poshtë këtij fondi.

Të fundit