Flash News
Rama mbron hetimin për review-t negative ndaj bizneseve, akuzon protestuesit për “sulm kriminal”
Përplasen dy makina në aksin e vjetër Fier–Vlorë, një i plagosur
Digjet një banesë në qendër të Durrësit, ndërhyjnë zjarrfikësit
Moti ekstrem kërcënon çerekfinalen, FIFA mund të ndryshojë orarin e Angli–Norvegji
Alarm në Serbi, 11 mijë derra drejt asgjësimit pas shpërthimit të ethes afrikane
Ligji për 'Policinë e Shtetit', Murrizi 'përplaset' me Lleshajn: U nise ta pastrosh barkderrat, e mbushe me derra bark!
Murrizi: Përgjimet duhet të jetë në duart e prokurorisë dhe të asistohet nga gjykata.
Kreu i grupit demokrat, Myslim Murrizi, i është kthyer ashpër ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, pas deklaratës së tij se dekreti presidencial për kthimin në Kuvend të ligjin në “Policinë e Shtetit” ishte akt i mirfilltë politik.
“Ti u nise ta pastrosh barkderrat dhe e mbushe me drejtues derra bark, nuk le anëtarë të grupit të çiftelisë, qemanesë e nuk le sigurims pa i promovuar, nëse i emëron ti. Jam kundër këtij ligji sepse prek liritë e të drejtat themelore dhe nga fakti se kush e drejton këtë trupë policore”, deklaroi Murrizi.
Deputeti Murrizi është shprehur hapur kundër ndryshimeve në ligjin për ‘Policinë e Shtetit”, duke shtuar se po preket privatësia e qytetarëve shqiptarë dhe shkelen të drejtat e njeriut.
Sipas Murrizit, atributi i përgjimeve duhet të jetë në duart e prokurorisë dhe të asistohet nga gjykata.
“Nuk e shoh as si betejë individuale as politike me presidentin që zgjodhët ju me maxhorancën e sotme. E gjej me vend dhe shumë shterues dekretin. Argumentet e këshilltarëve të zotit Meta me të drejtë shoh që cenohet liria dhe të drejtat e njeriut, preket privatësia e jetës së qytetarëve shqiptarë. Shkelet neni 17 i Kushtetutës.
Kodi i procedurës penale, 221-222, atributin për përgjime ia jep prokurorisë, por me vendim gjykate. Çdo hetim nuk është më thjesht në duart e prokurorisë, ndiqet dhe asistohet nga gjykata.
Pse erdhi në këtë moment ky ligj dhe pse 5 muaj para zgjedhjeve. Sa për paanshmërinë e policisë të sotme, të djeshme, por dhe të nesërme me mentalitetin e elitës vendimmarrëse politike shqiptare, unë nuk besoj që kemi polici as sa 1% i standardeve të paanshmërisë që kanë policitë e vendeve të BE-së.
A mund të bëjmë zgjedhje pa policë, po zoti Lleshaj mund kemi bërë një palë zgjedhje pa policë, por ju keni qenë në Gjermani. Kanë qenë ca të KFOR-it, të Pelikanit, të forcave Alba, kanë qenë zgjedhjet e ’97 ku tanket ngelën rrugës si gomerët e Peqinit dhe ku nga Shkumbini deri në Janinë drejtonin sovjetët supremë, komitetet e bandave. Nuk ka pasur policë se nuk kishte policë shteti dhe zgjedhjet kanë qenë më pak të vjedhura sa të 2001 apo 2017 kur me urdhër të kryetarit të PS-së, me detyrë kryeministër iu tha policëve jo të votojnë, por ai i urdhëroi që deri në 4 të mbajnë kapelën në kokë dhe pas orës 4 të dalin në fushatë të bëjnë vota për PS”, tha Murrizi.
Ai theksoi se me ndryshimet e ligjit ministri përzihet në ndarjen e pushteteve duke ngritur dyshime për trupën policore që do të marrë në dorë përgjimet. Sa i përket bërjes së policisë më të fortë, Murrizi tha se kupola e Policisë së Shtetit drejtohet nga grupi “Çiftelia”.
“Sa e besueshme është trupa policore për hatër të elitës drejtuese të policisë. Unë nuk flas që ne na lind korrupsioni tek 15079 punonjës që ka ministria e Brendshme. Drejtuesit e qarqeve janë drejtues të cilët kanë cent. Kanë qenë të shkarkuar nga qeveritë socialiste të vitit ‘97-2005. Janë rikthyer në 2013. U shkarkua nga një ministër i juaj për shkelje, kanabizim, për trafik dhe shqiptarët e dinë mirë se shefa, drejtora policie, kufiri, antikontrabande, trafiqesh kanë ndenjur 2-3-4-6 muaj në arrati nga kjo drejtësi. Nga komisari Jaeld Çela, Sokol Bode e me radhë. Deri tek polici, shefi i qarkullimit, një kontingjent që bënte klering me 70 mijë euro kilen e të bardhës apo të kuqes. Pra për këta lloj individësh është e pamoralshme që të çosh në dorë të këtyre, të një oficeri. Shefi i komisariatit të Vlorës, Agim Basha, shumë problem e ka mbiemrin por jo për ty miku im Taulant Balla por për kryetarin tënd. Ka qenë shef i komisariatit në Kukës, e keni pezulluar, ka qenë për ndjekje penale. Ka tre javë a katër, ta
kanë emëruar shef komisariati në Vlorë. Për çfarë ka qenë në kërkim sepse nxori nga Komisariati qytetarin Naser Adem Gashi, të dënuar në Kosovë për 70 mijë euro dhe i dënuar për trafik ndërkombëtar. Çfarë kredibiliteti do kenë qytetarët e Vlorës të jenë të qetë se do t’i përgjojë Agim Basha? Ke drejtorin e Policisë së Vlorës që ke sot në detyrë. Ka qenë i pezulluar me arrest shtëpie sepse e kërkoi prokuroria speciale për atë veglën e famshme që paraardhësi jot e futi në mënyrë klandestine dhe përgjonte kë t’i donte dhe mirë bënte se me ato përgjime ia hodhi damllasë së madhe.
Kush do ta implementojë këtë ligj? Për të pastruar policinë nga reminishencat e së kaluarës.
Si mund të jesh kapoja e tavolinës kur të diskutohet lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Kur subjekt je ti, Rama dhe unë. Do përzihesh në ndarjen e pushteteve që Kushtetuta ka sanksionuar. Ti thua dua të drejtoj unë. Pse nuk e paskemi policinë e fortë si vendet e BE-së. Bëje të fortë, pastroje. Kush ka ngelur nga grupi ‘çiftelia’ i pagraduar në qeverinë e tyre. I ke në kupolën e policisë e Shtetit. Ti kërkon t’i varësh këtyre 200 vetave kontributin e përgjimeve. Pse këta do e ulin numrin e vrasjeve. Vijnë të gjithë nga periudha famëkeqe e inkuizicionit.
Ti u nise ta pastrosh barkderrat dhe e mbushe me drejtues derra bark, nuk le anëtarë të grupit të çiftelisë, qemanesë e nuk le sigurims pa i promovuar, nëse i emëron ti. Jam kundër këtij ligji sepse prek liritë e të drejtat themelore dhe nga fakti se kush e drejton këtë trupë policore”, deklaroi Murrizi.
Të fundit
“Shantazh ndaj protestës”, policia nis hetim për vlerësimet me ‘1 yll’ në Google
10 July 2026, 22:01
Vritet ish-ministrja britanike, u gjet e pajetë në banesë
10 July 2026, 20:16
Barcelona transferon Karim Adeyemin për 29 milionë euro
10 July 2026, 19:59
Boçi: Rama prezantoi ‘Rilindjen 2.0’, paketim i ri për dështimet e vjetra
10 July 2026, 19:53
Përplasen dy makina në aksin e vjetër Fier–Vlorë, një i plagosur
10 July 2026, 19:43
Komunikimi politik i Ramës përballë protestës dhe non gratat e para
10 July 2026, 19:06
Digjet një banesë në qendër të Durrësit, ndërhyjnë zjarrfikësit
10 July 2026, 18:59
Provokimi i radhës, Rama përdor sërish simbolin e protestës
10 July 2026, 18:44
Rriten sërish çmimet e karburanteve, nafta arrin në 188 lekë për litër
10 July 2026, 18:09
Koncerti i Kanye West paralizon Tiranën, ja rrugët kryesore që bllokohen nesër
10 July 2026, 17:57
Alarm në Serbi, 11 mijë derra drejt asgjësimit pas shpërthimit të ethes afrikane
10 July 2026, 17:27
Harrojeni kafenë në mëngjes, këto pije përshpejtojnë metabolizmin
10 July 2026, 16:34
Europa po armatoset, DW: Kërkon pavarësinë nga SHBA-ja
10 July 2026, 16:21
Euro 'pikiatë' në rekord historik, po këmbëhet 93.7 lekë
10 July 2026, 16:02
Flakët e “ferrit” në Spanjë, turistët digjen brenda automjeteve
10 July 2026, 15:40
Lubonja: 4 milionë euro për koncertin janë shkelje e Kushtetutës
10 July 2026, 15:27
Ndryshojnë uniformat, stemat dhe simbolet e Forcave të Armatosura
10 July 2026, 15:17
A janë akoma filmat të gjatë?
10 July 2026, 15:05
Zjarri del jashtë kontrollit në Lushnjë, një i plagosur dhe një i arrestuar
10 July 2026, 15:04
Berisha: Policimi politik digjital, një hap tjetër drejt Ajatollahëve
10 July 2026, 14:55
Si e ka ndryshuar Rama narrativën e protestës
10 July 2026, 14:20
Refuzohet kërkesa e motrës së Belinda Ballukut për t'u bërë gjyqtare e Apelit
10 July 2026, 14:19
Shkeljet në Instagram dhe Facebook, kompania “Meta” rrezikon gjobë rekord
10 July 2026, 13:58
Le Monde: Mes protestave, Rama financon koncertin e Kanye West me 4 mln euro
10 July 2026, 13:49
Leku që po kullufit euron
10 July 2026, 13:35
Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, vjen në jetë Aleksandër
10 July 2026, 13:28
“Albanian Files” i hodhi ‘benzinë’ zjarrit kundër Ramës
10 July 2026, 12:46
Amasada amerikane njoftim të rëndësishëm për vizat turistike
10 July 2026, 12:22
Shkodër, momenti kur 62-vjeçari del me armë gjahu për të vrarë gruan
10 July 2026, 12:11
Vrasja e tregtarit Besnik Hida në Lushnjë, SPAK mbyll hetimet
10 July 2026, 11:55
Vrasja e 55-vjeçares në Shkodër, çfarë dëshmoi autori pas arrestimit
10 July 2026, 11:49
Arsimi profesional, 18% e të diplomuarve as në punë as në shkollë
10 July 2026, 11:23
Vala e të nxehtit godet Gjermaninë, mbi 5400 vdekje nga vapa
10 July 2026, 10:45
“Më jep telefonin”, zbardhet konflikti para vrasjes së 55-vjeçares në Shkodër
10 July 2026, 10:30
Toka në “duar të huaja”
10 July 2026, 10:26
Mbappe heroi i Francës, “Gjelat” rrëzojnë Marokun në çerekfinale
10 July 2026, 09:54
Durrës/ 40-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten e tij
10 July 2026, 09:48
Sa mund të jetë sasia e parave të drogës në ekonominë shqiptare?!
10 July 2026, 09:08
Qeveria ul fondet për fermerët, rrit me 75 milionë euro FSHZH-në
10 July 2026, 08:55
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
10 July 2026, 08:32
Rriten temperaturat në vendin tonë, ja sa pritet të shënojë termometri sot
10 July 2026, 08:18
7 plumba në prag të shtëpisë, kush është 40-vjeçari me 4 mbiemra që u vra në Laç
10 July 2026, 08:11
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 July 2026, 07:52
Vritet me armë zjarri një person në Kurbin, detajet e para
9 July 2026, 22:54
Nis supersfida Francë-Marok, në lojë një biletë për në gjysmëfinale
9 July 2026, 22:21
A do t’i ndalojë Policia edhe ata që kritikojnë Ramën në internet?
9 July 2026, 21:57
40 ditë protestë, të rinjtë i sjellin Ramës hallvë para Kryeministrisë
9 July 2026, 21:14
Vendimi i FIFA-s trondit Anglinë, Quansah mbetet jashtë për dy ndeshje
9 July 2026, 20:51
Protesta/ Pedagogu: 4 milionë euro për Kanye West janë "koncesioni i radhës"
9 July 2026, 19:45
Leku është forcuar apo mbivlerësuar?
9 July 2026, 17:58
Shtyhet seanca në themel për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin
9 July 2026, 16:47
Ndeshja mes Anglisë dhe Norvegjisë rrezikon shtyrjen, kjo është arsyeja
9 July 2026, 16:12
Vrasja në Shkodër/ Të afërmit: Familje e qetë, nuk kanë pasur probleme
9 July 2026, 16:10
Kurti fton në takim liderët e opozitës për krijimin e institucioneve të reja
9 July 2026, 15:43
Ky është 62-vjeçari që vrau gruan në Shkodër
9 July 2026, 15:01