Flash News

Ditari i Opozitës

Ligji për Policinë, Vasili: Varros Reformën në Drejtësi, përfundimisht instrument qorr i varur nga pushteti

Ligji për Policinë, Vasili: Varros Reformën në
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i ka cilësuar ndryshimet në Ligjin për Policinë, rrënim i çdo garancie për ruajtjen e jetës private te qytetarëve. Ai thotë se ky ligj "varros Reformën në Drejtësi dhe legjitimon çdo reagim të rreptë popullor".

Sipas Vasilit, Policia bëhet përfundimisht një instrument i varur nga presioni qeveritar, sidmos gjatë fushatës dhe procesit zgjedhor. Numri dy i Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk është pajtuar me qëndrimin e trupës diplomatike të akredituar në Shqipëri.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili thotë se "këta ambasadorë, që mbyllin gojën përpara një arbitrariteti të tillë ultrakomunist, tregojnë qartë që çdo prononcim i tyre për reformën në drejtësi që dhunohet sheshit, është hipokrizi".

Të fundit