Flash News

Ditari i Opozitës

Ligji vlen për të gjithë, përveç Malltezit? Gjokutaj: Standard i dyfishtë në drejtësi

Ligji vlen për të gjithë, përveç Malltezit? Gjokutaj:

Një vendim i Gjykatës së Lartë ka rikonfirmuar një parim themelor në interpretimin e veprës penale të korrupsionit pasiv: subjekt i kësaj vepre mund të jetë vetëm një person që ushtron funksione publike.

Avokati Genc Gjokutaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar duke e cilësuar atë si një provë të qartë të standardit të dyfishtë të zbatuar në sistemin gjyqësor shqiptar, veçanërisht në rastin e Jamarbër Malltezit.

Sipas avokatit, edhe pse i njëjti trup gjykues e kishte pranuar këtë standard ligjor që në prill të këtij viti, ai nuk është zbatuar në çështjen e Malltezit, i cili ka qëndruar në paraburgim për dy vite nën akuza që tashmë, sipas vendimit të fundit, nuk qëndrojnë në baza ligjore për personat jashtë funksioneve publike.

POSTIMI I PLOTE

Vendim i Gjykatës së Lartë që thotë se korrupsioni pasiv ka per subjekt vetem ata qe ushtrojne funksione publike!

Ky ka qenë pretendimi ynë që ditën e parë te arrestimit të Jamarbër Malltezit i cili kishte të bënte me mungesën e cilësisë së tij (Jamarbër Malltezit) si subjet i veprës penale te “Korrupsionit pasiv të funksionarëve publik”!

Ne prill te këtij viti Gjykata e Lartë dhe i njejti trup gjykues e pohoi kete standard por nuk e aplikoi për Jamarbër Malltezin tash 2 vjet duke rrëzuar çdo kërkesë të mbrojtjes lidhur me këtë fakt!

Sipas të njëjtës Gjykate të Lartë dhe të të njëjtëve gjyqtarë rrethanat e çeshtjes provojnë se nuk kemi subjekt të kësaj vepre penale per çdo të gjykuar të këtij lloji përveç Jamarbër Malltezit që vuajti privimin e lirisë per 2 vjet me radhë!

Luftë klasash ne Gjykatën e Lartë!

Të fundit