Flash News

Ditari i Opozitës

‘Like floriri’, Meta i përgjigjet Ramës: Llaxore që u bën thirrje grave të mbyllin burrat në shtëpi

‘Like floriri’, Meta i përgjigjet Ramës: Llaxore që u

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili e quan në fushatë si “Like floriri”.

I ftuar në emisionin “Të Paekzpozuarit”, Meta deklaroi se koalicioni “Bashkë Fitojmë” e ka bazuar fushatën te problemet e qytetarëve dhe jo në propagandë, ndërkohë që akuzave të Ramës i është përgjigjur me një të qeshur të madhe dhe e ka quajtur “llaxore”.

“Ne nuk kemi fare kundërshtar, por kemi një llaxore që ju bën thirrje grave të mbyllin burrat në shtëpi. I them karagjozit ti nxjerrë kandidatët dhe të mos fyejë më shqiptarët. Po ka gjë me Ilir metën të vijë këtu. Por, të nxjerrë kandidatët popullit shqiptar. Të nxjerrë këtë të Tiranës, të dalë me këtë djalin që ka program dhe të bëjë debat. Të nxjerrë atë të Durrësit me Igli Carën. Këtë punë të bëjë ai”, tha Meta.

 

 

Të fundit