Flash News

Ditari i Opozitës

Lili Sula: Ta detyrojmë Veliajn të largohet nga zyra e kryebashkiakut

Lili Sula: Ta detyrojmë Veliajn të largohet nga zyra e kryebashkiakut

Drejtuese e departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar në mbështetje të kryedemokratit, Sali Berisha, ka renditur mashtrimet e kryebashkiakut Erion Veliajt.

Ajo tha se Veliaj ka gënjyer se në Tiranë nuk do të kishte arsim me turne, ndërsa shkollat që ka ndërtuar janë me kosto 3-4 herë më të larta se ato që ndërtohen në vendet e BE-së.

Sula solli në vëmendje edhe atë që e konsideroi si gjetjen e Veliajt, Pyllin Orbital, kur në fakt na dha kullat.

“Në këtë qytet nuk ka as cirk, as teatër kukullash, as bibliotekë, nuk ka galeri të arteve, as bibliotekë kombëtare, e cila u gjogj dhe u përmbyt, dhe sot ajo i ka dyert e mbyllura për qytetarët dhe studentët.

Sot është dëshpëruese situata në arsimin rural”, tha Sula.

Sipas saj, Veliaj nuk është qytetari i parë i Tiranës, por qytetari i fundit i saj. “Veliaj është faqeziu i Tiranës dhe 5 drejtorët e arrestuar e duan kryetarin e tyre edhe kur janë në qeli. Ne duhet ta detyrojmë Erion Veliajn të largohet nga Bashkia, t’ia kthejmë atë qytetarëve”, tha Sula.

Të fundit