Flash News

Ditari i Opozitës

Liria e Medias, Meta: Vetëm shporrja e “Rilindjes” e përmirëson

Liria e Medias, Meta: Vetëm shporrja e “Rilindjes” e

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përshëndetur qëndrimin e “Reporterët Pa Kufij” lidhur me deklaratën për të përmirësuar raportin mes pushtetit dhe medias.

Në një reagim të bërë në Facebook, Meta, shprehet se më 14 Maj gjithsecili ka mundësi të kontribuojë për ndryshimin.

E përshëndes qëndrimin e “Reporterët Pa Kufij” që deklarojnë se për të përmirësuar raportin mes pushtetit dhe medias, në Shqipëri është i nevojshëm një rotacion politik.

Renditja e vendit, e fundit në rajon për lirinë e medias dhe mjedisi skandaloz ku punojnë gazetarët shqiptarë është rezultat i kapjes të shtetit dhe korrupsionit skizofrenik.

Vetëm shporrja e “Rilindjes” dhe e këtij Kryeministri përmirëson lirinë e medias dhe garanton të drejtat e gazetarëve. Më 14 Maj gjithsecili ka mundësi të kontribuojë për Ndryshimin”, shkruan ai.

Të fundit