Flash News

Ditari i Opozitës

Çlirim Gjata: Basha vendos gjoba përmes PD-së

Çlirim Gjata: Basha vendos gjoba përmes PD-së

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Çlirim Gjata, ka bërë një deklaratë të fortë për kryedemokratin Lulzim Basha.

I ftuar në Klan Neës, Gjata është shprehur se në kohën kur deputetët demokratë denonconin rastet e korrupsionit dhe abuzimeve, fill pas deklaratave të tyre vinin urdhra që të heshtnin. Sipas tij, përmes PD-së Basha vinte gjoba duke e kthyer në një biznes.

"Ai nuk e do Partinë Demokratike për opozitë, ai e do për biznes. Kemi trajtuar herë pas here deklarata. Kemi dalë me emra kundër oligarkëve dhe papritur vihej heshtje. Ne dilnim në deklarata, përmendnim oligarkët, përmendim bizneset, korrupsionin që bënin me Edi Ramën. Pasi bënim deklaratën, heshtje totale, ndërpritej gjithçka. Sot jam i bindur që këto kanë shërbyer si gjoba. Pra, dil bëj deklarata, ata paguanin gjoba dhe ne demokratët rrinim", u shpreh Gjata.

Të fundit