Flash News

Ditari i Opozitës

Lirimi i Berishës, Bylykbashi: Drejtesia e vonuar është drejtësi e munguar

Lirimi i Berishës, Bylykbashi:  Drejtesia e vonuar është

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi ka reaguar pas heqjes së masës së arrestit ndaj kreut të PD-së Sali Berisha.

Në rrjetet sociale, deputeti shkruan se duhej që Gykata e Strasburgut të pranonte me prioritet ankimin e Sali Berishës që sistemi i drejtësisë të kuptojë që nuk mund të vazhdojë të mbajë shkeljen e të drejtave kushtetuese duke vendosur precedentin e antidrejtësisë.

Sipas tij, drejtesia e vonuar është drejtësi e munguar.

Postimi: 

U desh nje vit që gjykata të kuptojë se arrestimi i Sali Berishës, lider i opozitës, ishte antikushtetues.
Duhej që Gykata e Strasburgut të pranonte me prioritet ankimin e Sali Berishës që sistemi i kapur i drejtësisë të kuptojë që nuk mund të vazhdojë të mbajë shkeljen e të drejtave kushtetuese duke vendosur precedentin e antidrejtësisë.
Partia Popullore Europiane dhe CDI dënuan me rezoluta të forta arrestimet dhe përndjekjet politike të Sali Berishës dhe përfaqësuesve të tjerë të opozitës.
Kush thotë “Drejtësia vonon po nuk harron” e ka gabim. Drejtesia e vonuar është drejtësi e munguar. Padrejtësia antikushtetuese mbi liderin e opozitës që nisi e u bazua me non gratën e pa bazuar në prova, është kapitulli më i fundit në sulmin më shumë se tre vjeçar të Edi Ramës mbi opozitën.
Tani është radha jonë të reagojmë fort e qartë. Për pak muaj është radha e zgjedhësve të japin verdiktin kundër Edi Ramës me votë.

Të fundit