Flash News

Ditari i Opozitës

"Lironi liderin e opozitës", Argita Malltezi i bashkohet protestës para bashkisë së Tiranës

"Lironi liderin e opozitës", Argita Malltezi i bashkohet

Argita Malltezi i është bashkuar protestës së opozitës para bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj. Malltezi është fotografuar e veshur me një bluzë në mbrojte të Berishës ku kërkon lirimin e tij.

"Lironi liderin e opozitës", shkruhet në bluzë.

Kjo është protesta e gjashtë që mbahet para Bashkisë, që është kthyer tashmë në simbolin e korrupsionit, pas aferës “5D”.

Opozita kërkon dorheqjen Veliajt pasi Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit arrestoi në fund të marsit disa drejtorë dhe ish drejtorë të bashkisë së kryeqytetit, e disa të tjerëve u dha masën detyrim paraqitje, nën akuzat për korrupsion pasiv, fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë, shkelje të barazisë në tendera, lidhur me aferën e dyshuar të shoqërisë 5D konstruksion.

Të fundit