Flash News

Ditari i Opozitës

Listat e kandidatëve për 25 prillin, Fatmir Mediu takim me Lulzim Bashën në selinë e PD

Listat e kandidatëve për 25 prillin, Fatmir Mediu takim me Lulzim

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu po zhvillon një takim me Lulzim Bashën në selinë e Partisë Demokratike.

Ky takim vjen për arritjen e një marrëveshje për listat e kandidatëve për deputetë në 25 prill, pasi deri tani nuk ka ende asnjë pakt mes tyre se si do shkojnë në zgjedhje.

Grupi negociator i ngritur në PD për negocimin për marrëveshjet me aleatët po punon për të bindur kreun e Partisë Republikane për t’i dhënë një mandat të sigurt në Tiranë.

Por kreu i republikanëve ka paraqitur në selinë blu, historikun e votave për forcën e tij politike në zgjedhjet e 2005, 2009 dhe 2013 dhe është i bindur se PR meriton dy vende të sigurta në listën e PD në Tiranë dhe një tjetër vend në listat e Fierit. Për aq kohë sa palët nuk kanë rënë dakord për këtë nivel përfaqësimi fleta e marrëveshjes parazgjedhore ka mbetur deri tani ende pa firmë.

Kujtojmë se PD ka gjetur marrëveshje me aleatët Agron Dukën, Dashamir Shehin e Nard Ndokën, por ende jo me PBDNJ, PDIU dhe PR.

Të fundit