Flash News

Ditari i Opozitës

Listë e përbashkët PD- LSI, Kryemadhi: Vendim i opozitës do të jetë e unifikuar

Listë e përbashkët PD- LSI, Kryemadhi: Vendim i opozitës do

E pyetur se a do të dalë Lëvizja Socialiste për Integrim me një listë të përbashkët me Partinë Demokratike, kryetarja Monika Kryemadhi tha për "Java" se ende nuk është marrë si vendim.

"Kemi kohë për të folur për këtë, akoma s'ka hyrë në fuqi Kodi Zgjedhor. Të jeni të bindur se çdo vendim i opozitës do të jetë e unifikuar. Jam e qetë pasi jam çdo dite me 150-200 veta, takoj policë që ulërasin për mënyrën sesi i trajton shteti, me mjekë që po plasin nga marrazi se marrin vetëm 400 mijë lekë. Taktikat elektorale nuk të shpëtojnë dot. Opozita është bashkë.

Nuk do guxojë dot njeri të fus kokën në kutinë  e votimit se do ti iki koka atij. Gijotinën do ja bëjnë qytetarët", tha Kryemadhi.

Të fundit