Flash News

Ditari i Opozitës

Logjika e varfër e një Kryeministri të pasur

Logjika e varfër e një Kryeministri të pasur

Nga Grigels Muçollari

 

Aktori i ri elektoral në zgjedhjet e 11 majit u shfaq diten e parë të punës në këtë fillim viti. SPAK-u pra, dhe gjykata ku ai vulos vendimet. Asnjë vlerë nuk ka kufizimi që u mor sot ndaj Sali Berishēs, përveçse nxori zbuluar skemen për goditjen e kundershtarit tē Edi Ramës me çdo kusht

Eshtë e qartē se rilindja dhe bosi i saj, nuk kanë mē asnjē ide, fabul, apo platformē për t"u paraqitur para shqiptarëve me 11 Maj.

Renia e tyre elektorale është e dukshme çdo ditë që kalon. Bilanci 12 vjeçar, dramatik, me deshtime, mosmbajtje premtimesh, e sidomos me abuzime dhe korrupsion.

Edi Rama ështē vetē sot një nga njerëzit më të konsumuar, dhe bezdia ngelet i vetmi reagim që ngjall tek njerëzit. Ata pranë tij e dinë mirë, ndaj prioriteti që kanë është marrja e partisë duke nisur nga 12 Maji.

Nē këto kushte, Kryeministrit i lypsen mjete ekstra dhe aktorë tē tjerë jo politikē për të mbajtur me çdo kusht karrigen.

Dhe ja ku shfaqet sot SPAK plus GJKKO, në funksion zgjedhor.

Sa vota mendon bosi i rilindjes që do të shtojë, duke thelluar paligjshmerinë dhe mungesen e legjitimitetit? Llogjikë e varfër e një pushtetari të pasur.

Konsensusi dhe mbeshtetja e publikut për të janë sot edhe një hap më larg. Sepse perpjekja për ta mbajtur pushtetin me forcë e me instrumenta jo-politike, dekonspiron planin malinj për të shtuar vjedhjen, sundimin, shtypjen, lidhjet me krimin, sulltanatin e tij. Përpjekje të tilla dihet se nuk kanē as qellime të mira as nuk prodhojnë qeverisje të mirë. Këto janë nevojat dhe endrrat e një të deshperuari që me ikjen e karriges nuk do t'i ngelet asgjë. Nuk janë nevojat e shqiptarêve. Qytetarët sigurisht do të votojnë me 11 maj për nevojat e tyre.

Të fundit