Flash News

Ditari i Opozitës

Lojërat Olimpike/ Berisha i uron suksese Luiza Gegës dhe gjithë sportistëve tanë

Lojërat Olimpike/ Berisha i uron suksese Luiza Gegës dhe gjithë
Shqipëria ka nisur sot garat e saj në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Konkurrimi i parë për ekipin kuqezi ka qenë në sportin e qitjes, me Manjola Koninin në kualifikueset e disiplinës 10 metra pistoletë me ajër.
Konini nuk mundi të kualifikohej, teksa e mbylli në vend të 43-të mes 44 garueseve, duke regjistruar 549 pikë. 48-vjeçarja nga Tirana, e cilja merr pjesë me ftesë në “Paris 2024”, do të garojë gjithashtu edhe në disiplinën 25 metra pistoletë më datë 2 gusht.
Kryetaridemokrat, Sali Berisha ka reaguar pas nisjes së Lojërave Olimpike, ku në mesazhin e tij, Berisha i uron suksese Luiza Gegës dhe të gjithë sportistëve tanë.
POSTIMI I PLOTË
Magjike!
Të dashur miq, Parisi dje në hapjen madhështore të Olimpiadës, shpalosi para olimpistëve dhe mbarë botës të gjithë sharmin, magjinë, madhështinë, lirikën dhe epikën e tij, shijen muzikën, këngën, dansin, gjallërinë e jetës dhe mikpritjen e tij ekzemplare dhe meritoi të gjitha kurorat dhe medaljet.
Suksese lojërave të Paqes, suksese Luiza Gegës dhe të gjithë sportistëve tanë.

Të fundit