Flash News

Ditari i Opozitës

LSI ankimoi rezultatin e zgjedhjeve, Kryemadhi: E vërteta e 25 Prillit është brenda tek kutitë

LSI ankimoi rezultatin e zgjedhjeve, Kryemadhi: E vërteta e 25 Prillit

Kryetarja e LSI-së ka reaguar lidhur me ankimin e forcës së saj politike për mosnjohjen e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit në Qarkun e Gjirkastrës dhe shpallja e pavlefshmërisë të zgjedhjeve në Bashkinë Dropull.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryemadhi shkruan se kështu do të vazhdojnë me radhë, në respekt të afatit ankimor, për të gjitha problematikat e evidentuara. Sipas saj, e vërteta e zgjedhjeve të 25 Prillit është brenda tek kutitë.

Postimi i plotë:

Grupi i juristëve i angazhuar pranë LSI për çështjet zgjedhore, dorëzoi sot ankimimet e para për procesin e 25 Prillit. Kështu do të vazhdojnë me radhë, në respekt të afatit ankimor, për të gjitha problematikat e evidentuara. Me vigjilencë dhe qetësi, t’i shkojmë deri në fund zbardhjes së të vërtetës. E vërteta e 25 Prillit është brenda tek kutitë.

Të fundit