Flash News

Ditari i Opozitës

LSI çon në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS, kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Berat

LSI çon në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS, kërkon

Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar këtë të mërkurë në Kolegjin Zgjedhor ankimimin për vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve për Qarkun e Beratit, ndërsa nesër në orën 09.00 pritet të hidhet shorti. 

LSI nuk pranon vendimin e KAS për të miratuar rezultatin zgjedhor të 25 prillit të dalë nga rinumërimi i 114 kutive të votimit, si dhe rrëzimin e kërkesës së kësaj force politike për të shpallur të pavlefshëm rezultatin në këtë qark.

Pas rinumërimit të 114 kutive, LSI u rrit me 15 vota, ndërsa PS u ul me 18 vota. Në total forca e drejtuar nga Monika Kryemadhi ngushtoi diferencën në 58 vota me PS-në, por nuk ishin të mjaftueshme që PS të zbriste në 4 mandate në Berat dhe mandati t'i shkonte LSI-së.

LSI vijon të pretendojë se zgjedhjet në Qarkun e Beratit janë manipuluar, ndaj dhe sipas kësaj force politike duhen shpallur të pavlefshme.

 

Të fundit