Flash News

Ditari i Opozitës

LSI ndryshoi emrin, Meta pas konventës: Koha për Veprim! Asnjë sekondë për të humbur

LSI ndryshoi emrin, Meta pas konventës: Koha për Veprim! Asnjë

Ish presidenti dhe kreu i Komitetit Organizativ të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur mirënjohje ndaj delegatëve që morën pjesë dje në konventën e LSI-së, e quajtur tashmë ‘Partia e Lirisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se dje u hodh hapi i parë për rivendosjen e sovranitetit të popullit shqiptar nëpërmjet Referendumit, dhe shton se tashmë është koha për veprim.

“Me mirënjohje për të gjithë delegatët për vendimin historik të themelimit të Partisë së Lirisë. Dje hodhëm hapin e parë në përmbushjen e misionit tonë për rivendosjen e Sovranitetit të plotë të popullit shqiptar nëpërmjet Referendumit.

Tani është Koha për Veprim! Asnjë sekondë për të humbur!”, shkruan Meta në Facebook.

 

Të fundit